Trial Studio

Kontabiliteti & Finance

Rreth Nesh

Studio Kontabiliteti & Finance

Trial Studio, është një Studio Kontabiliteti & Finance, e përbërë nga një grup profesionistësh të pavarur, me eksperiencë të gjerë dhe të larmishme në kontabilitetin dhe financat e fushave te ndryshme të ekonomisë, si tregëtia, ndërtimi, prodhimi, shërbimet, bankat, etj.  
E themeluar ne vitin 2018, studio ofron një paketë të plotë të shërbimeve të kontabilitetit të jashtem dhe të brëndshëm, që  ndihmon sipermarresit t’i dedikojne përqendrimin e tyre drejtimit të biznesit.
Paketa jonë e shërbimeve është plotësisht e personalizueshme. Ne mund të kujdesemi për të gjithë funksionin tuaj të kontabilitetit, ose mund të punojmë në baza bashkëpunuese me stafin tuaj ekzistues dhe të ofrojmë sherbime komplekse te kontabilitetit dhe financave.

trial studioo

Çfarë na dallon nga të tjerët

Eksperienca e larmishme e punës dhe qasja moderne ndaj dinamikave të sipërmarrjeve, jo vetëm si llogaritarë, por si analizues dhe interpretues shifrash dhe fazave te biznesit. Ideatorë dhe konsulentë, trajnues në fushën e financave, softuere financiare, parashikime financiare, dezajnime proçedurash, auditues dhe kontrollues finance, plane biznesi komplekse.

 

Çfarë përfitoni nga ne

Disa nga përfitimet kryesore që ju mundësojnë shërbimet tona janë:

  • Siguri dhe avokati në raport me tatim taksat.
  • Cmime të drejta, të bazuara në analiza individuale të thelluara e të personalizuara.
  • Fleksibilitet i marrëveshjes sipas fazave të sipermarrjes.
  • Përmirësimi i performancës operative duke u përqëndruar në TKP (Treguesit kryesore te performances).
 Perse Trial Studio

Nëse ju jeni me shume sipermarres, atehere ju jeni të zënë vazhdimisht!

Ju duhet të siguroni shërbimin tuaj ,te shisni produkte, te drejtoni biznesin, te planifikoni, dhe shumë më tepër. Nuk është per t’u habitur që është vështirë të ndiqni dhe çështjet e kontabilitetit, të tilla si gjurmimi i të ardhurave dhe shpenzimeve tuaja.

Ju keni nevoje për siguri. Niveli i eksperitzes së punonjësve është i kufizuar në fusha të caktuara. Transmetimi i problemeve të financës dhe dhënia e zgjidhjeve nga ana e vetë sipërmarrësve kerkon shumë nga koha juaj e çmuar. Zvogëloni gabimet dhe transmetojani një studioje këto probleme.

Kurseni para dhe kosto indirekte. Të kesh nje staf të kompletuar është e shtrenjtë. Ju keni shpenzime fikse dhe variable, të tilla si hapësira për zyra, furnizime, shpenzime softueresh, trajnime për personelin, etj. Trial Studio, i ka të gjitha këto, në dispozicionin tuaj.

Kurseni kohe dhe përqendrohuni në sipërmarrjen tuaj. Le të jemi realiste. Ju duhet të përqëndroheni në atë për të cilën jeni ekspertë të fushës. Nëse kontabiliteti nuk është fusha juaj, gjë që ka shumë mundësi, ju me siguri do te shpenzoni orë të çmuara, për të kuptuar dhe mbikqyrur personelin tuaj, ose do ta lini pas dore atë. Kjo nuk është ajo për të cilën filluat të bënit biznes.

Llogaritë tatimore janë gjithnjë gati. Planifikoni taksat dhe tatimet në mënyrë të drejtë dhe në kohë. Shteti është aksioner në kompaninë tuaj. Ruani marrëdhënie të shkëlqyera me aksionerin tuaj.

Buxhetim dhe përmirësim i fluksit të parave. Duke punësuar një zyrë kontabël profesionale, ju do të jeni të vetëdijshëm për atë që po shpenzoni në çdo kohë të caktuar dhe do të jeni në gjendje të bëni rregullimet e duhura dhe marrjen e vendimeve të nevojshme për të drejtuar me efikasitet biznesin tuaj.

 

Staf

Stafi Yne

jurild hoxha

Jurild Hoxha

Kontabilist i Miratuar
23232377874

Algina Elezi

Specialiste Kontabiliteti
staff

Luan Gosnishti

partner Ekspert Kontabel
staff

Erlida Çiku

Specialiste kontabiliteti

Blog