Trial Studio

Studio Kontabiliteti & Finance

Trial Studio është një studio profesionale e specializuar në kontabilitet dhe financë, e themeluar në vitin 2018, me vendndodhje në Durrës. Ne kemi eksperiencë të konsoliduar në industri të ndryshme, si: tregti, prodhim, ndërtim dhe shërbime, duke mbështetur bizneset në menaxhimin financiar dhe administrativ të aktivitetit të tyre. 

Studio ofron një paketë të plotë shërbimesh kontabiliteti, financë dhe konsulence fiskale, si në formën e outsourcing-ut të plotë, ashtu edhe në bashkëpunim të ngushtë me stafet administrative dhe financiare të bizneseve. Kjo qasje u mundëson sipërmarrësve të fokusohen plotësisht në zhvillimin dhe drejtimin e aktivitetit të tyre. 

Standarde të larta profesionale, korrektësi, disponibilitet, etikë dhe eficencë janë parimet që udhëheqin punën tonë të përditshme.

Shërbimet ofrohen në mënyrë të personalizuar, bazuar në nevojat specifike të çdo biznesi, ndërsa kostot ndërtohen mbi analiza të detajuara, duke garantuar zgjidhje konkuruese dhe profesionale.

trial studio rreth nesh

Ekipi Yne

Ekipi yne, i pajisur me mendësinë e rritjes dhe zhillimit, është vazhdimisht i trajnuar dhe i përditësuar me teknikat më të fundit të kontabilitetit dhe financës, legjislacionit fiskal e tregtar si edhe me Sandartet Kombëtare e Ndërkombëtare të Kontabilitetit e Raportimit Financiar.

Foto Juli

Jurild Hoxha

Kontabilist i Miratuar
Me pervoje disa vjecare ne fusha te ndryshme te ekonomise, Jurild Hoxha eshte titullar i Studios. Per disa vite eshte angazhuar si i punesuar ne sektore te ndryshem te biznesit duke investuar ne menyre permanente ne zhvillimin profesional. Eshte anetar i Institutit Te Kontabilisteve te Miratuar te Shqiperise dhe i certifikuar nga Bordi I Mbikqyrjes Publike me titullin "Kontabel i Miratuar". "I cannot teach anybody anything. I can only make them think"- Sokrati
Foto Ina 1

Algina Elezi

Specialiste Kontabiliteti
Diplomuar ne Universitetin e Durresit "Aleksander Moisiu", ne profilin "Finance-Banke", Algina ka nje rezyme teper te pasur ne fushen e finances. Ka punuar intensivisht me institucione financiare ne shkalle te ndryshme te hierarkise si edhe ne kompani private. “Inflation is taxation without legislation"-Milton Friedman
staff

Luan Gosnishti

Ekspert Kontabel
Z. Gosnishti ne rolin e partnerit te Trial Studio eshte nje nder ekspertet e legjislacionit fiskal me te njohur ne Shqiperi. Ka nje pervoje pune 40 vjecare ne sektorin publik dhe privat ne fushen e kontabilitetit, auditimit dhe keshillimit tatimor.
WhatsApp Image 2025-10-17 at 08.49.20

Erlida Çiku

Specialiste kontabiliteti
Erlida eshte diplomuar ne universitetin "Aleksander Moisiu" ne profilin finance kontabilitet. Zhvillimi i profesional i saj i dedikohet pasionit qe ka per profesionin. “Pleasure in the job puts perfection in the work.” – Aristoteli
Foto Klea Jusufi

Klea Jusufi

Specialiste kontabiliteti
Klea ka përfunduar studimet në Universitetin Mesdhetar të Shqipërisë, në profilin Financë-Kontabilitet. Ajo është pjesë e Trial Studio prej vitit 2025, ku angazhohet në regjistrimet kontabël dhe deklarimet tatimore, duke ndërtuar gradualisht eksperiencën e saj profesionale. Përkushtimi dhe vëmendja ndaj detajit janë elementë që e karakterizojnë në punën e saj. "Excellence is the result of caring more than others think is wise.” – Anonymous