barrelindja-dhe-perfitimet-nga-issh

Barrelindja dhe perfitimet nga ISSH

Në degën e sigurimit për barrëlindje paguhen: a) të ardhurat për barrëlindje; b) të ardhurat për kompensimin për barrëlindje, kur ndryshohet vendi i punës; c) shpërblimi për lindje fëmije.

1.E ardhura për barrëlindje i paguhet gruas së siguruar për barrën dhe lindjen e fëmijës, kur ajo ka 12 muaj periudhë sigurimi, për çdo rast përfitimi. Përjashtohet nga rregulli për periudhën e sigurimit rasti kur e drejta e pagesës për barrëlindjen e radhës ndodh brenda 24 muajve nga data e lindjes së fëmijës së mëparshëm;

Siç mund të shihet në paragrafin më sipër, nuk është kusht pasja e 12 muajve sigurim të pandërprerë. Mjaftojnë minimalisht 12 muaj, qofshin këto edhe me ndërprerje. Gjithashtu, është kusht qënia e siguruar në kohën e lindjes së të drejtës për të përfituar leje lindje.

2.Periudha e përfitimit do të jetë 365 ditë kalendarike, duke përfshirë një minimum prej 35 ditësh para dhe 63 ditësh pas lindjes së fëmijës. Për gruan që do të ketë në barrë më shumë se një fëmijë, periudha e përfitimit do të jetë 390 ditë kalendarike, duke përfshirë një minimum prej 60 ditë para dhe 63 ditë pas lindjes së fëmijëve;

3.E ardhura për barrëlindje për gruan e siguruar është:

a)80 për qind e mesatares ditore të bazës së vlerësuar neto të dymbëdhjetë muajve të fundit nga data e lindjes të së drejtës për pagesë për periudhën e paralindjes dhe për 150 ditë kalendarike pas lindjes;

b)50 për qind e mesatares ditore të bazës së vlerësuar neto të dymbëdhjetë muajve të fundit nga data e lindjes së të drejtës për pagesë për periudhën tjetër në vazhdim.

4.E ardhura për barrëlindje për gratë e siguruara si të vetëpunësuara në bujqësi llogaritet sipas pikës 3, të këtij neni. Për periudhën deri në barazimin e kontributeve që paguajnë të vetëpunësuarit në bujqësi me të vetëpunësuarit në aktivitete jobujqësore, e ardhura për barrëlindje caktohet me Vendim të Këshillit të Ministrave.

Aktualisht baza e vlerësuar e përfitimit është 393.3 lekë/ditë.

5.Pas periudhës prej 63 ditësh pas lindjes, të drejtën e lejes për kujdes ndaj fëmijës e ka edhe babai ose birësuesi i siguruar, nëse këtë të drejtë nuk e ushtron apo nuk ka kushte për ta përfituar nëna.

  1. të ardhurat për kompensimin për barrëlindje, kur ndryshohet vendi i punës;

1.Gruaja e siguruar, që me vendim të komisionit mjekësor kompetent ndryshon vendin e punës për arësye shtatëzanie, ka të drejtë të përfitojë kompensim të ardhurash për pakësimin që pëson nga ndryshimi i vendit të punës. Ky kompensim jepet në rast se është derdhur kontribut për një kohë jo më pak se 12 muaj;

2.Shuma e të ardhurave që do të përfitohet për kompensim është e barabartë me diferencën ndërmjet pagës së vendit të punës të mëparshëm dhe pagës së vendit të punës së re. Ky kompensim nuk mund të jetë më shumë së 50 për qind e mesatares ditore të bazës së vlerësuar neto të dymbëdhjetë muajve të fundit, nga data e lindjes të së drejtës për pagesë.

  • shpërblimi për lindje fëmije.

Shpërblim për lindje fëmije i paguhet një personi të siguruar, i cili është nëna ose babai i një fëmijë që lind, nëna do të ketë përparësi në përfitimin e pagesës. Shpërblimi për çdo fëmijë të lindur do të jetë një shumë e barabartë me 50 përqind të pagës bruto minimale mujore.

Per me teper informacione ju ftojme te vizitoni faqen tone web ku mund te gjeni tematika nga me te ndryshmet, kontaktet dhe adresen e zyres. Gjithashtu mund te na ndiqni dhe ne rrjete sociale si Instagram dhe Facebook.

Ju mirepresim!

barrelindja dhe perfitimet nga issh

Add a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *