fiskalizimi

Fiskalizimi

Fiskalizimi, cfare eshte?

Në janar 2021, të gjithë subjektet që kryejne transaksione me organet publike duhet të përdorin faturat elektronike të shitjes të fiskalizuara.

Sipas ligjit nr. 87/2019 “Per faturen dhe sistemin e monitorimit te Qarkullimit”, i ndryshuar afatet e hyrjes ne fuqi jane:

  1. Për transaksionet pa para në dorë ndërmjet tatimpaguesve dhe organeve publike, efektet e këtij ligji fillojnë më 1 janar 2021.
  2. Për transaksionet pa para në dorë ndërmjet tatimpaguesve, efektet e këtij ligji fillojnë më 1 korrik 2021.
  3. Për transaksionet me para në dorë nga tatimpaguesit, pavarësisht përgjegjësisë tatimore apo qarkullimit vjetor të realizuar, efektet e këtij ligji fillojnë më 1 shtator 2021

Bazuar në nenin nr. 48 të ligjit nr. 87, të ligjit, në janar 2021, të gjithë subjektet që kryejne transaksione me organet publike duhet të përdorin faturat elektronike të shitjes të fiskalizuara.

Për të mundësuar faturat elektronike të fiskalizuara, subjektet si fillim duhet të pajisen me çertifikate elektronike.

Aplikimi për tu pajisur me certifikatë elektronike kryhet online nëpërmjet e-albania. Pavarsisht nipteve sekondare qe mund të ketë tatimpaguesi, merret vetem një çertifikatë elektronike. Pagesa e tarifës së certifikatës elektronike mund të kryhet nëpërmjet kartave të debitit e kreditit të cdo banke.

https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=13691

Në portalin Salf-Care tatimpaguesit duhet të përditësojne të dhënat e detyrueshme sipas ligjit në objekt të cilat janë:

-të dhëna për adresat e aktivitetit të tatimpaguesit. Përgjithësisht janë të njëjta më adresat e deklaruara në QKB. Por nuk ndodh gjithmonë kështu. Në rastet kur në të njëjtën adresë, ka dy kasa/arka, njësi shërbimi, atëhëre deklarohet ky fakt në portal.

– Të dhëna për lidhjen me internet

– Qëllimin e përdorimit të njësisë së biznesit

– Të dhëna mbi pronësinë dhe sipërfaqen e njësisë

– Rregulli i numrit rendor të faturave

– Ngarkimi I çertifikatës elektronike

Portali Salf-Care aksesohet ne linkun si më poshtë:

https://efiskalizimi-app.tatime.gov.al/self-care/

Çdo tatimpagues duhet të pajiset me një zgjidhje software. Përpara se tatimpaguesit të zgjedhin programin që do të implementojnë, duhet të shqyrtojnë listën e subjekteve të certifikuara nga DPT dhe AKSHI e cila gjendet ne Website e DPT. Aktualisht janë më shumë se 10 kompani te certifikuara nga DPT dhe Akshi për ofrimin e programeve për fiskalizimin.

Per me teper informacione ju ftojme te vizitoni faqen tone web ku mund te gjeni tematika nga me te ndryshmet, kontaktet dhe adresen e zyres. Gjithashtu mund te na ndiqni dhe ne rrjete sociale si Instagram dhe Facebook.

Ju mirepresim!

Add a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *