rritet-paga-minimale

Rritet paga minimale

Keshilli i Ministrave ka marre vendim per rritjen e pages minimale me 15.3%

Sikurse eshte paralajmeruar muaj me pare edhe ne media, duke filluar nga 1 Janar 2021 paga minimale ne shkalle vendi do te jete 30’000 leke.

Paga bruto minimale nga 26’000 leke aktualisht do te behet 30’000 leke duke filluar nga 1 Janar 2021. Totali i kontributeve shoqerore dhe shendetesore per nje te punesuar me page minimale rriten nga 7’254 leke ne muaj aktualisht ne 8’370 leke.

Te vetepunesuarit dhe personat e papaguar te familjes nga 7’748 leke qe paguajne aktualisht do te paguajne 8’940 leke kontribute.

VKM Per Percaktimin e pages minimale ne shkalle vendi

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 111, të ligjit nr.7961, datë 12.7.1996, “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të nenit 4, të ligjit nr.10405, datë 24.3.2011, “Për kompetencat në caktimin e pagave dhe shpërblimeve”, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Paga bazë minimale mujore, për punonjësit, në shkallë vendi, që është e detyrueshme të zbatohet nga çdo person, juridik a fizik, vendas ose i huaj, të jetë 30 000 (tridhjetë mijë) lekë.

2. Paga bazë minimale mujore jepet për 174 orë pune në muaj, të kryera gjatë kohës normale të punës.

3. Paga bazë minimale orare të jetë 172.4 (njëqind e shtatëdhjetë e dy pikë katër) lekë.

4. Shtesat me karakter të përhershëm jepen mbi pagën bazë.

5. Vendimi nr.809, datë 26.12.2018, i Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e pagës minimale në shkallë vendi”, shfuqizohet.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare” dhe i shtrin efektet nga data 1 janar 2021.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
ERION BRAÇE

Per me teper informacione ju ftojme te vizitoni faqen tone web ku mund te gjeni tematika nga me te ndryshmet, kontaktet dhe adresen e zyres. Gjithashtu mund te na ndiqni dhe ne rrjete sociale si Instagram dhe Facebook.

Ju mirepresim!

Add a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *