paga-maksimale

Paga maksimale

Paga maksimale per vitin 2021.

Të nderuar tatimpagues!

Ju bëjmë me dije se, duke filluar nga periudha Janar 2021, paga bazë minimale mujore, në shkallë vendi për punonjësit, e detyrueshme për t’u zbatuar nga çdo person juridik apo fizik, vendas apo i huaj, është 30,000 lekë. (VKM nr.1025, datë 16.12.2020)

Keshilli i Ministrave ka ndryshuar pagen minimale ne shkalle vendi me VKM nr. 1025 date 16.12.2020, nga 26’000 leke ne 30’000 leke me efekt nga 1 Janari 2021.

Me ndryshimin e pages minimale automatikisht do te ndryshoje edhe paga maksimal, kjo ne baze te ligjit nr. 7703 date 11.05.1993 “Per sigurimet shoqerore ne R.SH”, ne nenin 10 te te cilit citohet:

“Paga maksimale për efekt kontributi indeksohet në të njëjtën kohë dhe në atë masë që indeksohet paga minimale në shkallë vendi.

Per sa me siper pagat ndryshojne si me poshte vijon:

1-Paga minimale ishte 26’000 leke dhe behet 30’000 leke. Rritja 15.385 %.

2-Paga maksimale ishte 114’671 leke,  e indeksuar me te njejten rritje si paga minimale behet 132’313 leke (15.385*114’671 + 114’671).

Per me teper informacione ju ftojme te vizitoni faqen tone web ku mund te gjeni tematika nga me te ndryshmet, kontaktet dhe adresen e zyres. Gjithashtu mund te na ndiqni dhe ne rrjete sociale si Instagram dhe Facebook.

Ju mirepresim!

Add a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *