punetor-shtepie

Punetor shtepie

Punetor shtepie.

A mund te deklaroj ne tatime nje punonjes shtepie dhe te paguaj kontributet shoqerore dhe shendetesore per te?

Kryefamiljari, që punëson persona si punëtorë shtëpie, në momentin e paraqitjes për regjistrim në organin tatimor, dorëzon kërkesën me shkrim, si dhe kopje të marrëveshjes së punës së nënshkruar ndërmjet palëve, ku përveç të tjerave shënohet detyrimisht, numri i sigurimit shoqëror të personit të punësuar, koha e fillimit të punës, zgjatja e saj “me ose pa afat”, si dhe paga mujore bruto. Drejtoria rajonale tatimore, pasi bën verifikimin e të gjithë të dhënave të kërkuara, bën regjistrimin e kryefamiljarit dhe i lëshon atij NIPT-in përkatës.

Çregjistrimi nga organi tatimor i krye-familjarit, që punëson persona si punëtorë shtëpie, do të bëhet duke paraqitur në drejtorinë rajonale tatimore vetëm një kërkesë me shkrim nga kryefamiljari. Çregjistrimi i kryefamiljarit, që punëson persona si punëtorë shtëpie, miratohet nga drejtori i drejtorisë rajonale tatimore. Përpara çregjistrimit nga organi tatimor kryefamiljari, që punëson persona si punëtorë shtëpie, duhet të ketë plotësuar të gjitha detyrimet ndaj administratës tatimore për dorëzimin e dokumentacionit dhe pagimin e detyrimeve.

Per me teper informacione ju ftojme te vizitoni faqen tone web ku mund te gjeni tematika nga me te ndryshmet, kontaktet dhe adresen e zyres. Gjithashtu mund te na ndiqni dhe ne rrjete sociale si Instagram dhe Facebook.

Ju mirepresim!

Add a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *