shpenzimet

Shpenzimet

A njihen per efekt fiskal shpenzimet e riparimit te nderteses per shkak te demtimit nga termeti? A njihen per efekt fiskal shpenzimet e mirembajtjes se autovetures?

Cfare jane shpenzimet?

SKK nr. 1 i perkufizon shpenzimet si zvogëlime në përfitimet ekonomike gjatë periudhës raportuese në formën e daljeve ose pakësimit të aktiveve ose si shtim të detyrimeve që rezultojnë në ulje në kapital, përveç atyre që lidhen me shpërndarjet për investitorët e kapitalit.

Nese plotesohen kushtet e perkufizimit me siper kemi te bejme me shpenzime.

Si te kuptojme nese shpenzimet njihen apo jo per efekte fiskale, pra zbriten nga te ardhurat e tatueshme apo jane shpenzime te panjohura?

Ligji nr. 8438 “Per tatimin mbi te ardhurat” dhe udhezimet ne zbatim te tij nuk specifikojne shpenzime te njohura/zbritshme.  Shpenzimet e njohura ekzistojne vetem si perkufizim ne ligj. Specifikimi behet vetem per shpenzimet e panjohura. Ato jane te detajuara renditura dhe konkrete.

Per rrjedhoje, pyetjet ne lidhje me tipologjite e ndryshme te shpenzimeve nuk jane te tipit, “a njihet” , “a zbritet”  por “a eshte i panjohur”.

Nese nje tipologji shpenzimi ploteson perkufizimin e shpenzimeve sipas Standartit Kombetar te Kontabilitetit dhe perkufizimin sipas ligjit eshte e njohur vetem nese nuk ben pjese ne listen e shpenzimeve te panjohura te percaktuara shprehimisht nga ligji.

Perkufizimi I shpenzimeve sipas ligjit:

Për përcaktimin e fitimit të tatueshëm në Republikën e Shqipërisë njihen si shpenzime ato që kryhen për qëllime fitimi, sigurimi dhe ruajtje të fitimit, në masën që këto shpenzime provohen dhe dokumentohen nga tatimpaguesi, si dhe kur janë objekt i kufizimeve të specifikuara nga ky ligj. Dokumenti i përdorur si bazë për justifikimin e shpenzimit, për efekt tatimor, është: fatura tatimore me TVSH, fatura e thjeshtë tatimore dhe çdo dokument tjetër i përpiluar dhe lëshuar, në përputhje me udhëzimet e Ministrit të Financave, në zbatim të legjislacionit tatimor.

Shpenzimet e panjohura sipas ligjit:

a) Kostoja e blerjes dhe e përmirësimit të tokës dhe të truallit;

b) Kosto e blerjes, përmirësimit, rinovimit dhe rikonstruksionit të aktiveve të veprimtarisë, të cilat amortizohen, në përputhje me nenin 22 të këtij ligji;

c) Zmadhimi i kapitalit themeltar të shoqërisë ose i kontributit të secilit person në ortakëri;

ç) vlera e shpërblimeve në natyrë;

e) dividentët e deklaruar dhe ndarjet e fitimit për ortakët apo aksionerët e shoqërive tregtare, si dhe fitimet në rastet e ortakërisë;

ë) interesat e paguara, të cilat tejkalojnë normën mesatare të interesit 12 mujor të kredisë për tregun bankar, sipas publikimit zyrtar të Bankës së Shqipërisë

f) gjobat, kamatë-vonesat dhe kushtet e tjera penale;

g) krijimi ose rritja e rezervave dhe e fondeve të tjera, speciale, përveç rasteve të parashikuara në ligj apo në akte nënligjore.

gj) tatimi mbi të ardhurat personale, akciza, tatimi mbi fitimin dhe tatimi mbi vlerën e shtuar të zbritshëm;

h) shpenzimet për përfaqësim dhe shpenzimet për pritje-përcjellje të cilat tejkalojnë shumën 0,3 për qind të qarkullimit vjetor;

i) shpenzimet e konsumit personal, të përcaktuara nga Ministri i Financave;

j) shpenzimet të cilat tejkalojnë kufijtë e përcaktuar me ligj apo me akte nënligjore. Për kufijtë e përcaktuar në ligjin nr. 7892 datë 21.12.1994, “Për sponsorizimet” , për qëllime tatimore, nuk njihen si shpenzime të zbritshme shumat e sponsorizuara, që tejkalojnë masën 3 për qind të fitimit para tatimit dhe shuma e sponsorizuar për botuesit e shtypit, e cila tejkalon masën 5 për qind të fitimit para tatimit.

k) shpenzimet për dhurata;

ll) shpenzimet për shërbime teknike, konsulence dhe të menaxhimit, të faturuara nga persona të tretë, për të cilat nuk është paguar tatimi në burim, brenda periudhës tatimore nga tatimpaguesi.

n). shpenzimet për paga shpërblime dhe çdo formë tjetër e të ardhurave personale, të cilat

lidhen me marrëdhëniet e punësimit, që u janë paguar të punësuarve, përfshirë edhe administratorët, pa kaluar nëpërmjet sistemit bankar.

nj). shumat e paguara në cash, mbi kufijtë e përcaktuar në ligjin “Për procedurat tatimore në

Republikën e Shqipërisë”.

o) shpenzimet për dieta që tejkalojnë 50 për qind të fondit të pagës bruto vjetore.

Per me teper informacione ju ftojme te vizitoni faqen tone web ku mund te gjeni tematika nga me te ndryshmet, kontaktet dhe adresen e zyres. Gjithashtu mund te na ndiqni dhe ne rrjete sociale si Instagram dhe Facebook.

Ju mirepresim!

Add a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *