dalja-jashte-perdorimit-e-mallrave

Dalja jashte perdorimit e mallrave

Dalja jashte perdorimit e mallrave per shkak se jane te paperdorshme eshte pjese e rriskut te te berit biznes.

Kalimi i afatit te pedorimit (skadimi) eshte rast tipik ne tregtine e mallrave ushqimor.

Raste tjera te ngjashme mund te jene demtime qe vijne nga pakujdesi apo demtime nga shkaqe natyrore.

Ky rrisk eshte i konsideruar nga ligji i TVSH dhe bizneset nuk kryejne rregullim te TVSH-se ne blerje. Mmallrat e demtuara njihen, pranohen dhe nuk konsiderohen si furnizim kundrejt pageses ne qofte se ndiqen procedurat ligjore te parashikuara.

Mallrat e demtuara tatohen per efekt te TVSH-se vetem ne rastet kur biznesi perfiton demshperblim per arsye te sigurimit te mallit.

Rregullat dhe procedura për daljet jashtë përdorimit të mallrave

Udhezimi nr. 6, dt. 30.01.2015 “Per TVSH ne R.SH”, neni nr. 58:

Personi i tatueshëm i cili do të kryejë nxjerrjen jashtë përdorimit të mallrave duhet:
i) të bëjë një njoftim me shkrim drejtuar autoritetit tatimor, përkatësisht Drejtorisë Rajonale Tatimore ku është i regjistruar. Nëpërmjet njoftimit, autoriteti tatimor informohet në lidhje me:
a. Listën e mallrave që do të nxjerrë jashtë përdorimit,
b. arsyet e nxjerrjes jashtë përdorimit për secilin artikull dhe
c. numrin e njësive/sasinëe mallrave,
d. çmimin e blerjes së secilit prej mallrave;
e. vlerën e mallrave;
f. datën kur do të kryhet ky proces.

ii) Njoftimi duhet të dërgohet pranë Drejtorisë Rajonale Tatimore jo më vonë se 5 ditë kalendarike, para datës së nxjerrjes jashtë përdorimit të mallit.

iii) Drejtoria Rajonale Tatimore cakton për të marrë pjesë në këtë proces dy inspektor, të cilët mbajnë një procesverbal për këtë qëllim, të konfirmuar edhe nga përfaqësuesi i personit të tatueshëm dhe personat e tjerë të pranishëm gjatë këtij procesi.

Nëse inspektoret nuk paraqiten brenda afatit të përcaktuar, personi i tatueshëm ka të drejtë të vazhdojë normalisht me nxjerrjen jashtë përdorimit të mallit. Në këtë rast janë të nevojshme dokumentet e institucioneve përkatëse të cilat kanë verifikuar shkatërrimin e mallrave, kur kërkohet prania e tyre.

Nëse procedura e mësipërme nuk ndiqet ose inspektorët tatimor kundërshtojnë kërkesën e personit të tatueshëm ose në rast kontrolli konstatojnë se personi ka vepruar në kundërshtim me përcaktimet ligjore tatimore apo me ligjet specifike të sektorit ku vepron, atëherë ai është i detyruar të kryejë rregullimin e TVSH-së së zbritur për mallin në përputhje me ligjin.

Per me teper informacione ju ftojme te vizitoni faqen tone web ku mund te gjeni tematika nga me te ndryshmet, kontaktet dhe adresen e zyres. Gjithashtu mund te na ndiqni dhe ne rrjete sociale si Instagram dhe Facebook.

Ju mirepresim!

Add a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *