fiskalizimi-kostot-4-1024x768

Fiskalizimi i faturës së importit

Procedura e fiskalizimit të faturës për importet e mallrave, kryhet nga marrësi i mallrave në Republikën e Shqipërisë, bazuar në deklaratën doganore pas vendosjes së mallrave nën regjimin e hedhjes për qarkullim të lirë, por jo më vonë se tri ditë nga vendosja e mallrave në këtë regjim. Në rast të rishikimit të deklaratës doganore, si pasojë e rivlerësimit doganor ose kontrollit pas zhdoganimit, Brenda afatit të përcaktuar në kodin doganor, blerësi që ka kryer procesin e fiskalizimit, bën menjëherë korrigjimin e të dhënave të faturës, bazuar në deklaratën doganore të rishikuar dhe e dërgon atë pranë administratës tatimore. Në rastin e furnizimit nga jashtë të shërbimeve, blerësi vendas i shërbimit, që ka marrë një faturë elektronike nga jashtë shtetit, kryen procedurën e fiskalizimit brenda afatit të referuar në pikën 3, të nenit 8, të këtij ligji.

Procedura e fiskalizimit për importimin e mallrave do të përdorë të dhënat që i janë dërguar administratës tatimore nga administrata doganore në deklaratën doganore, kështu që fiskalizimi i faturave nga jashtë do të bazohet në të dhënat e paracaktuara dhe tatimpaguesi do duhet të shtojë vetëm informacionin që mungon, sipas nenit 25 të këtij udhëzimi, nga fatura e tatimpaguesit të huaj. Fiskalizimi do të bazohet në deklaratën doganore, kështu që vetëm pasi të marrë deklaratën doganore lind detyrimi për fiskalizimin e faturës.

Add a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *