Accountant-Hero-1

Puna- kostoja e fshehur dhe me e madhe fiskalizimit

Prej dates 1 Korrik 2021 kemi hyre ne fazen e dyte te fiskalizimit.

Sikurse ka qene parashikuar nga kontabilistet dhe ekspertet e fushes, jane faktuar tashme problematikat qe vijne me kete proces.

Problemet lidhen me legjislacionin i cili ka nevoje per permiresim, zgjidhjet software-ike aktuale te certifikuara dhe si edhe punen praktike.

Fluksi i aplikimeve prane AKSHI-t per certifikata elektronike, mbingarkesa e shoqerive qe ofrojne zgjidhjet software-ike ishte arsyeja e dukshme qe u shtyne pernalitetet per moszbatimin efektiv te fiskalizimit.

Ne te vertete, prapa ketyre fakteve qendron pregatitja dhe puna njerezore.  

A do te munden bizneset deri ne 31 Dhjetor 2021 te pershtaten dhe tu bejne balle detyrimeve ligjore qe rrjedhin nga fiskalizimi?

Kryerja e plote e procesit te fiskalizimit per nje biznes te mesem ose te madh kerkon prezencen e nje kontabilisti te mireinformuar. Sa biznese ne Shqiperi e kane te punesuar brenda nderrmarrjes nje kontabilist?

Kryerja e plote e procesit te fiskalizimit per nje biznes te mesem ose te madh mund te realizohet edhe nepermjet nje ekonomisti me eksperience i cili ka ne dispozicion dhe shfrytezon ne menyren e duhur burimet e informacionit ose merr asistence nga nje ekspert i fushes. Tregu per nje economist te tille eshte 700-800 Euro/muaj. Sa biznese ne Shqiperi e kane te punesuar brenda nderrmarrjes nje ekonomist te tille?

Duke qene se kontabilistet dhe ekspertet e kane pasur nje aktivitet dhe klientele te caktuar perpara hyrjes ne fuqi te fiskalizimit, sa kapacitet kane ata qe t’i dedikojne kohen e nevojeshme implementimit te fiskalizimit? Sa te afte jane te pershtaten? Ku do t’i gjejne punonjesit dhe mbi te gjitha kur do t’i trajnojne?

Kush do ta paguaje punen shtese? Sa do te jete kosto e punes per zbatimin e detyrimeve ligjore sipas legjislacionit per fiskalizimin?

Me poshte po rendisim ne menyre te permbledhur punen shtese, periodike ne pjesen me te madhe, qe duhet bere ne zbatim te ligjit nr. 87/2019 “Per faturen dhe sistemin e monitorimit te Qarkullimit”

  1. Konfigurimet e vendeve te ushtrimit te aktivitetit ne Platformen Qendrore te Faturave.
  2. Azhornim i konfigurimeve te vendeve te ushtrimit te aktivitetit ne rast ndryshimesh.
  3. Deklarimi dhe largimi i operatoreve ne Platformen Qendrore te Faturave
  4. Marrja dhe rinovimi i certifikatave elektronike
  5. Instalimi/licencimi dhe rinovimi i software-ve per fiskalizimin
  6. Trajnimi per perdorimin e software-ve per fiskalizimin.
  7. Konfigurimet ne software-t e fiskalizimit
  8. Verifikimet e perputhjes se rregjistrimeve ne software me Platformen Qendrore te Faturave.
  9. Raportimi i problematikave me zgjidhjet software ose problematikat ligjore per raste te caktuara.
  10. Deklarimi dhe largimi i operatoreve ne zgjidhjet software-ike.
  11. Raportimi i gjendjes fillestare, terheqjeve e depozitave ne arke.
  12. Pranimi ose refuzimi i faturave ne Platformen Qendrore te Faturave ose ne software.
  13. Klasifikimi i faturave te blerjes per efekt te TVSH.
  14. Printimi /arkivimi i faturave elektronike.
  15. Fiskalizimi i faturave te importit me artikuj dhe klasifikimi I tyre per efekt te TVSH.
  16. Likujdimi ne banke i faturave me NIVF

Add a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *