vijon-mos-funksionimi-i-e-albania

Vijon mos funksionimi i E-Albania

Vijon mos funksionimi i E-Albania. Sot behet nje jave nga sulmi kibernetik ndaj AKSHI-t. E-albania u bllokua teresisht. Edhe pse u rikthye ne pune pas dites se 5-te shumica e sherbimeve nuk funksionojne.

Nuk dihet ende arsyeja e mosfunksionimit. Ajo mund te lidhet me mbingarkesen ose me sulmin kibernetik. Nuk ka nje deklarate te institucioneve pergjegjese per mosfunksionimin e saj. Teorikisht ajo eshte ne pune dhe ne funksionalitet te plote per perdoruesit brenda vendit.

Cilat jane disa nga demet qe u krijohen bizneseve nga mosfunksionimi korrekt apo I plote I E-Albania?

“Porta hyrese” (E-Albania) u mundeson bizneseve aksesin ne sherbimet publike. Gjithashtu nepermjet saj bizneset permbushin nje sere detyrimesh ligjore.( Vijon mos funksionimi i E-Albania)

  • Per te hapur nje llogari bankare, nevojitet nje ekstrakt historik I fresket nga QKB I cili shkarkohet nepermjet e Albania. Pra, biznesi nuk mundet ta hape ate.
  • Per te lidhur cfaredo lloj kontrate prane noterit, serish nevojitet nje ekstrakt historik I fresket nga QKB. Pra biznesi nuk mund ta lidhe ate.
  • Per te kryer nje sere aplikimesh online ne institucione te ndryshme nevojitet nje nenshkrim elektronik. Nese sistemi nuk funksionon, ky nenshkrim qofte fillestar ose rinovim, nuk mund te kryhen aplikimet.
  • Per te funksionuar programet e faturimit nevojitet patjeter nje certificate elektronike. Nese sistemi nuk funksionon, kjo certifikate qofte fillestare ose rinovim, nuk mund te kryhet.
  • Biznesi u pershtat dhe ndryshoi menyren e punes me dixhitalizimin e sherbimeve si edhe hyrjen ne fuqi ne vitin 2021 e ligjit nr. 87/2019 “Per faturen dhe sistemin e monitorimit te qarkullimit”. Ne qofte se sistemit te Teknolgjise se Informacionit mund ti aplikohet backup, biznesi e ka me kosto jashtezakonisht te madhe kryerjen backup-it te strukturimit dhe i nevojitet teper kohe. Pra e k ate pamundur.
  • Platforma Qendrore e Faturave eshte nje hapsire e perbashket e bizneseve per dokumentimin e transaksioneve. Aty pranohen verifikohen gjenerohen ose refuzohen faturat.
  • Jane nje mori aplikimesh qe kryhen nepermjet portes hyrse ne institucione te ndryshme si, leje, licenca, autorizime. Mungesa e ketyre aplikimeve cenon vijimin e aktivitetit te biznesit.
  • Jane nje mori aplikimesh qe biznesi kryen ne funksion te permbushjes se detyrimeve ligjore. Mungesa e ketyre aplikimeve ekspozon biznesin 100 % perballe penaliteteve ligjore.

Por cfare duhet te bente minimalisht dhe maksimalisht nje qeveri e pergjegjshme ne situata te tilla?

  • Minimalisht duhet te n te nxirrte nje akt normativ ku te pezullonte cdo lloj penaliteti dhe mase qe lidhet me mos permbushje detyrimesh ligjore per shkak te ketij bllokimi. (Mund ta kete bere kete gje me urdhera neper whatsApp por nuk mjafton).

Perse duhet nje akt ligjor I tille? Biznesi privat nuk mund dhe nuk duhet te pranoje as ne parim qe te jete ne meshire te mirekuptimit te inspektoriateve dhe institucioneve kontrolluese. Per sa kohe nuk eshte shkaktar i mospermbushjes se detyrimeve eshte legjitime qe atij ti ofrohet garancia e mesiperme.

  • Maksimalisht mund te shpallte gjendje emergjence, te mobilizonte administraten per pune edhe me 3 turne duke kthyer te gjitha sportelet fizike.

Kjo pike do te garantonte mos cenimin e vijueshmerise se punes se biznesit. Nese veprimi minimal (akti ligjor per pezullimin e masave) nuk ka asnje kosto per qeverine, veprimi maksimal eshte me kosto dhe e veshtire per tu realizuar. Kerkon backup jo vetem sistemesh elektronike por edhe strukturash burimeve dhe burimesh njerezore.

Add a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *