tvsh

Te ardhurat e tatueshme

A jane te tatueshme te ardhurat nga grantet, ndihmat, demshperblime, etj?

Cfare jane te ardhurat? Sipas SKK 1, të ardhurat nënkuptojnë rritje të përfitimeve ekonomike gjatë periudhës raportuese në formën e hyrjeve ose shtimeve të aktiveve, ose ulje e detyrimeve, që rezultojnë në rritje në kapital, përveç atyre që lidhen me kontributet nga investitorët e kapitalit;

Si ta kuptojme nese te ardhurat tona jane te tauteshme apo te perjashtuara nga tatimi mbi fitimin.

Ligji per tatimin mbi te ardhurat ne R.SH dhe udhezimet ne zbatim te tije percaktojne fushen e veprimtarise se tatimit mbi fitimin mbi baze aktivitetesh. Eshte fjala per tipologji te ndryshme njesish ekonomike si biznese private, ojf, institucione publike, individe qe perjashtohen ose jo nga aplikimi. Pra, ligji perjashton ose jo njesi ekonomike por nuk specifikon e perjashton asnje lloj te ardhure per njesine ekonomike.

Per rrjedhoje, cdo hyrje ne njesine ekonomike qe ploteson kriterin e njohjes se te ardhurave. eshte e tatueshme.

Sipas nenit r. 18, te ligjit nr. 8438 “Per tatimin mbi fitimin”, perjashtohen nga tatimi mbi fitimin njesite e meposhteme:

a)organet e qeverisjes qëndrore dhe vendore;

b)Banka e Shqipërisë;

d) personat juridikë që ushtrojnë vetëm veprimtari të karakterit fetar, humanitar, bamirës, shkencor apo edukativ, pasuria apo fitimi i të cilëve nuk përdoret për përfitimin e organizuesve apo anëtarëve të tyre;

ç) organizatat e punës apo dhomat e tregëtisë, industrisë ose bujqësisë, pasuria apo fitimi i të cilave nuk përdoret për përfitimin e një individi apo të një anëtari të tyre;

e) organizatat ndërkombëtare, agjencitë e bashkëpunimit teknik dhe përfaqësitë e tyre, përjashtimi nga tatimet i të cilave parashikohet nga marrëveshje të veçanta;

dh) personat e parashikuar në marrëveshjet ndërkombëtare të ratifikuara nga Kuvendi.

e) fondacionet ose institucionet financiare jo bankare të krijuara ose të transferuara me Vendim të Këshillit të Ministrave, që kanë për qëllim mbështetjen e politikave zhvilluese të qeverisë nëpërmjet dhënies së kredive;

ë) shtëpitë filmike të prodhimit kinematografik, të liçensuara dhe të subvencionuara nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë.”

f) Fondi i pensionit vullnetar i administruar nga shoqëria administruese e fondeve të pensionit vullnetar.

g) strukturat akomoduese “Hotel/Resort me katër dhe pesë yje, status special”, sipas përcaktimit në legjislacionin e fushës së turizmit dhe që janë mbajtës të një marke tregtare të regjistruar dhe njohur ndërkombëtarisht “brand name”. Përjashtimi nga tatimi mbi fitimin, i parashikuar sipas këtij paragrafi, aplikohet për një periudhë 10-vjeçare për ato struktura, të cilat përfitojnë statusin special deri në dhjetor 2024. Efektet e përjashtimit fillojnë në momentin e fillimit të veprimtarisë ekonomike të strukturës akomoduese, por jo më vonë se 3 vjet nga marrja e statusit special. Të gjitha subjektet e përmendura në shkronjën “a” deri në shkronjën “g”. të këtij neni, pavarësisht nga përjashtimi nga pagimi i tatimit mbi fitimin, janë të detyruara të dorëzojnë në organet tatimore deklaratën tatimore dhe bilancin vjetor, në të njëjtat afate si subjektet, që I nënshtrohen tatimit mbi fitimin

Per me teper informacione ju ftojme te vizitoni faqen tone web ku mund te gjeni tematika nga me te ndryshmet, kontaktet dhe adresen e zyres. Gjithashtu mund te na ndiqni dhe ne rrjete sociale si Instagram dhe Facebook.

Ju mirepresim!

Add a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *