rregjistri-i-pronareve=perfitues

Rregjistri i Pronareve perfitues

Rregjistri i Pronareve perfitues. Prej dates 1 Shkurt 2021 kane nisur aplikimet per rregjistrimin fillestar ne Rregjistrin e Pronareve Perfitues.

Nisur nga:

  • paqartesite ne lidhje me plotesimin dhe kryerjen e deklarimit;
  • veshtiresite me sigurimin e nenshkrimeve elektronike;
  • koha e kufizuar per mbledhjen e dokumentacionit justifikues nga kompanite e huaja per shkak edhe te pandemise;
  • periudha Shkurt Mars e ngarkuar, e cila perkon me perpilimin e dorezimin e pasqyrave financiare;

U kerkua nga shoqatat e biznesit qe te shtyhet afati i deklarimit ne Rregjistrin Fillestar te Pronareve Perfitues.

Keshilli I Ministrave ka hartuar nje projekt vendim I cili pritet te shtyje afatin e deklarimit nga 31 Mars qe eshte aktualisht ne 30 Qershor 2021.

Aktualisht rregjistrimet kane filluar dhe deklarime te shumta po aprovohen.

Çfare duhet te keni parasysh per te kryer korrekt deklarimin fillestar ne Rregjistrin e Pronareve perfitues?

-Perfaqesuesi ligjor/Personi I autorizuar fillimisht duhet te kete nje llogari ne e-albania te perditesuar me numer tel dhe adrese email aktive.

-Aplikimi per nenshkrim elektronik kryhet nga llogaria personale. Kujdes me pagesat e tarifave te nenshkrimit elektronik. Jane evidentuar probleme kur pagesat kryhen online me ane te nje karte krediti apo debiti nepermjet e-albania. Keshillohet qe pagesa e tarifes te kryhet me mandate nepermjet internet banking apo sportelit ne banke.

-Ortaku/aksioneri duhet qe te kete te perditesuar adresen e plote ne gjendjen civile.

-Ne rastet kur administratorti eshte I ndryshem nga ortaku, ky I fundit duhet qe te autorizoje me shkrim administratorin per te kryer deklarimin perkates. Autorizimi ngarkohet gjate plotesimit te formularit per rregjistrimin fillestar.

-Nese aplikimi eshte i sukseseshem dhe miratohet, nepermjet e Albania mund te gjenerohet ekstrakti per te dhenat e rregjistruara ne rregjistrin e pronareve perfitues.

Per asistence mos ngurroni te na kontaktoni.

Per me teper informacione ju ftojme te vizitoni faqen tone web ku mund te gjeni tematika nga me te ndryshmet, kontaktet dhe adresen e zyres. Gjithashtu mund te na ndiqni dhe ne rrjete sociale si Instagram dhe Facebook.

Ju mirepresim!

Add a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *