kontribute-shoqerore-shendetsore

Perjashtime te TVSH ne import per fasonet

Ne baze te ligjit nr. 92/2014 “Per TVSH ne R.SH”, neni nr. 56 “Përjashtime të veçanta në import”, Janë furnizime të përjashtuara nga tatimi mbi vlerën e shtuar në import:

38.Importimi i makinerive dhe pajisjeve:

b)në funksion të realizimit të kontratave të investimeve në sektorin e përpunimit aktiv dhe të agrobiznesit, pavarësisht nga vlera e investimit;

Me poshte procedura e perfitimit te autorizimit per perjashtim nga TVSH:

Personat e tatueshëm të cilët do të importojnë makineri dhe pajisje për këtë rast duhet të paraqesin në Degën Doganore Mbikqyrëse dokumentet, si më poshtë vijon:

  • një kërkesë me shkrim, së cilës, kur kryhen veprime për herë të parë pranë autoriteteve doganore, i bashkëngjitet edhe një fotokopje e certifikatës së NUIS/NIPT-it;
  • kopje të ekstraktit të Qendrës Kombëtare të Regjistrimit (QKR), ku të jetë specifikuar se aktiviteti ekonomik është në fushën e përpunimit aktiv. Verifikimi nëse ka ose jo autorizimin e lëshuar nga autoriteti doganor si tatimpagues në regjimin e përpunimit aktiv kryhet brenda strukturave doganore;
  • kopje të planit të investimit, përfshirë preventivin, për të gjithë kohëzgjatjen e investimit;
  • kopje të planit të investimit, përfshirë preventivin, për vitin kur kryhen importet;
  • të dhëna për llojin dhe sasinë e makinerive e të pajisjeve që do të importohen me kodet tarifore përkatëse dhe për periudhën e instalimit;
  • kopje të aktit të pronësisë apo të marrjes me qira të ambienteve ku do të bëhet investimi;
  • përshkrimin skematik dhe narrativ të skemës teknologjike për çdo element të saj;
  • Deklaratë e personit të tatueshëm që makineria apo pajisja, për të cilën kërkohet përjashtimi, nuk është importuar për qëllime shitjeje

Add a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *