fiskalizimi-kostot-4-1024x768

Software-i optimal per fiskalizimin

Ne nje kohe kur ligji per fiskalizimin ende nuk ka nisur te aplikohet teresisht, tatimpaguesit duhet te pregatiten per te implementuar nje zgjidhje software-ike dhe ose pajisje fiskale. Disa brenda muajit Qershor dhe te tjere brenda muajit Gusht.

Zgjedhja optimale eshte ai program (software) i cili permbush te gjitha detyrimet ligjore te tatimpaguesit, nevojat menaxheriale me koston me te ulet dhe eshte komod ne perdorim.

Aktualisht dhe fatmiresisht jane me teper se 20 shoqeri te liçencuara nga AKSHI dhe DPT per ofromin e sofftware-ve te certifikuara per projektin e fikslaizimit. Tatimpaguesve u mbetet te analizojne nevojat e tyre dhe te zgjedhin programin qe i pershtatet aktivitetit te tyre.

Nuk ka nje program me te mire. Ka programe te mira per aktivitete dhe kategori tatimpaguesisht te caktuar.

Nje software “x” mund te jete zgjedhja e duhur per nje kategori tatimpaguesish, mund te jete “i tepert” per nje kategori tjeter tatimpaguesish duke i ngarkuar me kosto te panevojeshme. P.Sh nje ofruesi sherbimi nuk i nevojiten modulet e magazinave dhe raportet perkatese. Gjithashtu mund te ndodhe edhe qe nje software te jete i pamjaftueshem per nje tatimpagues, duke mos i permbushur te gjitha detyrimet ligjore qe ka nje kategori tatimpaguesish. P.Sh ka funksionin e faturave pa para ne dore por jo ate te einvoice, nuk ka funksionin e autofaturave.

Trial Studio po analizon software-t aktuale ne treg dhe paketat perkatese per cdo software ne disa aspekte:

  • funksionalitetet lidhur me permbushjen e detyrimeve ligjore;
  • cmimet e implementimit apo abonimit;
  • asistenca dhe trajnimi qe ofrohet;
  • siguria, kapacitetet dhe besueshmeria e shoqerive;

me synimin qe analizes se software-ve duke i shtuar kategorine e tatimpaguesve dhe nevojat menaxheriale te arrihet ne zgjedhjen optimale.

Per me teper informacione ju ftojme te vizitoni faqen tone web ku mund te gjeni tematika nga me te ndryshmet, kontaktet dhe adresen e zyres. Gjithashtu mund te na ndiqni dhe ne rrjete sociale si Instagram dhe Facebook.

Ju mirepresim!

Add a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *