kontribute-shoqerore-shendetsore

Fiskalizimi: Sektori i perpunimit aktiv (fason)

Nje nder aktivitetet qe nisin te zbatojne ne date 1 Korrik ligjin nr. 87/2019  “Per Faturen dhe sistemin e monitorimit te qarkullimit” eshte sektori i perpunimit aktiv (fason).

Shitjet/Eskportet

Shitjet e tatimpaguesve qe operojne ne sektorin e perpunimit aktiv klasifikohen si furnizime me 0, ne baze te nenit nr. 57, pika C e ligjit te 92/2014 “Per TVSH”

Sipas nenit nr 8, pika 1, momenti i leshimit te fatures fiskale eshte ne çastin e furnizimit te mallit/sherbimit. Per rrjedhoje fatura e shitjes per eksportet duhet te leshohet ne momentin e ngarkimit te mallit.

Konfirmimi/pranimi i faturave te shitjes se fasoneve nga ana e klienteve te tyre te huaj, per sa kohe sistemi Shqipetar nuk do te lidhet automatikisht me sistemin e vendeve Europiane eshte i perjashtuar si detyrim ligjor.

Importet

Zbatimi i procedurës së fiskalizimit të faturës se importit kryhet vetem per importet me tvsh (import4).

Ne nenin nr. 20, pika nr. 10 e ligjit nr. 87/2019  “Per Faturen dhe sistemin e monitorimit te qarkullimit”, citohet:

Procedura e fiskalizimit të faturës për importet e mallrave, në rastet e parashikuara në

pikën 7, të këtij neni, kryhet nga marrësi i mallrave në Republikën e Shqipërisë, bazuar në

deklaratën doganore pas vendosjes së mallrave nën regjimin e hedhjes për qarkullim të lirë ,

por jo më vonë se tri ditë nga vendosja e mallrave në këtë regjim”

Ne piken ne piken me siper e rendesishme eshte shprehja “pas vendosjes se mallrave nen regjimin e hedhjes se qarkullimit te lire”.

Importi i lendes se pare nga tatimpaguesit qe operojne me Regjimin e Perpunimit Aktiv, (import 5) nuk konsiderohet “regjim i qarkullimit te lire”. Per rrjedhoje “fasonet” do te fiskalizojne, brenda 3 ditesh nga zhdoganimi, vetem importet me TVSH, te cilat mund te jene makineri pajisje apo edhe mallra e material ndihmese qe per arsye te ndryshme zhdoganohen duke paguar TVSH.

Procedura e fiskalizimit te fatures se importit

  1. Procedura e fiskalizimit do të kryhet në platformën qendrore të faturave.
  2. Në llogarinë e përdoruesit të tatimpaguesit (importuesit) në platformën qendrore të

faturave, janë të dukshme të dhënat nga fatura e personit të huaj bazuar në deklaratën doganore. Tatimpaguesi (importuesi) për secilën faturë, bazuar në numrin rendor të deklaratës, për secilën zyrë doganore, e cila është caktuar në momentin kur deklarata është pranuar, shton të dhënat e mëposhtme direkt në platformë:

  1. emri i shitësit;
  2. numri i identifikimit tatimor të
  3. adresa e shitësit (rruga, qyteti,
  4.  kodi i vendit të ushtrimit të veprimtarisë së biznesit të tatimpaguesit (importuesit), vend i
  5. cili ka të bëjë me mallrat e furnizuara;
  6. lloji i faturës (paguar me para
  7. numri i faturës (nga fatura e
  8. kodi i artikullit sipas nomenklaturës
  9. data e lëshimit të faturës;
  10. mënyra e pagesës; dhe
  11. përshkrimi i njësisë, njësisë matëse, sasisë për njësi dhe çmimit për njësi, në situatën kur vetëm të dhënat për grupin e produkteve përcaktohen në të dhënat e deklarates.

3-Pas fiskalizimit, nëse verifikimi tatimore gjeneron NIVF, i cili do të ruhet në librin e blerjeve të tatimpaguesit (importuesit) në platformën qendrore të faturave, së bashku me të dhënat e tjera të faturës së personit të huaj.

Add a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *