KONTABILITET DHE FINANCË

  • Hartim pasqyre financiare, individuale dhe të konsoliduar, raporte financiare të ndryshme, interpretime dhe analiza

Ligji nr 25/2018 "Për Kontabilitetin dhe Pasqyrat Financiare", përcakton parimet, rregullat dhe standardet e aplikueshme për hartimin e pasqyrave financiare.

Me rëndësi të veçantë, për vendimmarrjen e përdoruesve të informacionit të pasqyrave financiare, është analiza financiare dhe përpilimi i raporteve të ndryshme të aktivitetit.

“Trial Studio” ofron përgatitjen dhe analizën e pasqyrave financiare sipas legjislacionit në fuqi.

  • Mbajtje e librave të kontabilitetit në mënyrë të pavarur apo në bashkëpunim me stafin e brendshëm të ndërmarrjeve

Stafi i brendshëm i kualifikuar, për përgatitjen e kontabilitetit, në disa raste është i kushtueshëm.

Zgjedhja më e mirë në këto raste është delegimi i këtij procesi pune jashtë ndërmarrjes. “Trial Studio” zotëron kapacitetin e duhur në teknologji e burime njerëzore për të marrë përsipër këtë përgjegjësi.

Për rastet e tjera, ku mbajtja e kontabilitetit kryhet me stafin e brendshëm,

“Trial Studio” ofron bashkëpunim në formën e konsulencës, nëpërmjet asistencës dhe mbikqyrjes.

  • Parashikime dhe projeksione financiare

Një parashikim i saktë i flukseve financiare ju ndihmon t’i qaseni te ardhmes me me siguri.

Nëpërmjet përdorimit të metodave statistikore ne kryejme parashikimin e trendeve të tregut, flukseve financiare kostove dhe të ardhurave.

  • Përgatitje modelesh financiare të personalizuara

Ashtu si në çdo lloj proçesi pune, edhe në departamentin e financave, informatizimi është e ardhmja e profesionit.

Përdorimi i modeleve bazë në proçeset e punës dhe të raportimit financiar është i rëndësishëm në disa aspekte.

Rrit efiçencën dhe ul probabilitetin e gabimeve nga operatoret. Bën të mundur që të kemi një bazë të mirë të dhënash për krahasim dhe analize mes periudhash dhe lehtëson përshtatjen e punonjëseve të rinj me proçesin e punës.

Studjoja jonë perpilon formate të personalizuara dhe asiston në implementimin dhe perdorimin e tyre në proçeset e punës.

 

  • Rivlerësim i shoqërive tregtare

Rivlerësimi i shoqërive është i domosdoshëm kur jemi pranë marrjes së një vendimi për shitje apo blerje aksionesh

Vlera që paraqesin raportet e kontabilitetit jo gjithmonë janë në përputhje me vlerën e tregut.

“Trial Studio”, nepermjet metodave financiare, kryen vlerësimin e aktiveve dhe te dividenteve te shoqerise.