SHËRBIME ADMINISTRATIVE

  • Rekrutim dhe trajnim personeli

Personeli është aset i çmuar i një shoqërie. Me zhvillimin e teknologjisë së informacionit, kanalet e kërkimit të personelit janë të shumta. Teksa nevojiten vetëm aftësitë e duhura për të kryer vlerësimet.

Nëse ju nuk keni aftësi specifike në fushën e financave ju sugjerojmë që të delegoni tek ne vlerësimin e aftësive të personelit dhe përzgjedhjen e tij.

Ne kryejmë vlerësimin profesional por realizojmë dhe trajnimin kur është i nevojshëm në përputhje me qëllimin dhe objektivat e vendit të punës. Vlerësimi i personelit këshillohet të realizohet here pas here gjatë periudhës së punës.

  •  Dizajnim i proçedurave administrative dhe operacionale

Përpilimi i procedurave operacionale dhe administrative është një element kyç në zhvillimin e një shoqërie.

 Të krijosh proçedurat, të mbikëqyrësh zbatimin e tyre dhe t’i përmirësosh ato është e nevojshme të mishërohesh me aktivitetin e shoqërisë në çdo hallkë të saj.

 Ato nuk mund të krijohen përpara kohe sepse kanë kosto dhe behën barrë për shoqërinë, por as nuk mund të lihen pas dore sepse bëhen pengesë e rritjes së shoqërisë dhe shpesh herë çojnë edhe në dështim.

 Krijimi i procedurave dhe rishikimi i tyre duhet të ndodhë paralelisht me zhvillimin e shoqërisë.

Një shoqëri e mirë-organizuar në proçedura dhe e konsoliduar është baraz me një produkt ose shërbim cilësor dhe me një potencial për t’u rritur.

  • Programe financiare, implementim dhe mësimdhënie

Adaptimi i teknologjisë është i pashmangshëm.

Automatizimi i proçeseve të punës rrit efiçencën dhe ul probabilitetin e gabimeve.

Implementimi i software-ve lehtëson proçesin e tranzicionit të personelit. “Trial Studio” ofron konsulence në përzgjedhjen, implementimin dhe trajnon personelin tuaj në përdorimin, mirëmbajtjen dhe nxjerrjen e informacionit nga këto software.

 

  • Përfaqësim pranë të tretëve

Gjatë një transaksioni apo raportimi, mungesa e informacionit nga njëra palë, si shitësi,  blerësi, mbikëqyrësi, i mbikëqyruri etj, është i zakonshëm.

 Jetojmë në epokën e informacionit. Një individ nuk mund të dije gjithçka. Kryerja e një transaksioni pa pasur informacionin e duhur, qoftë në rastin e blerësit apo të shitësit, mbikëqyrësit apo i të mbikëqyrurit ka gjasa që ta çojë në vendimmarrje të gabuar. “Trial Studio” ofron përfaqësim për lidhje dhe zgjidhje marrëveshjesh tregtare me klientë e furnitorë, banka dhe me entitete te tjera, me të cilët bashkëveproni gjatë aktivitetit tuaj.