Sherbimet Tona!

  • Procedurat e hapjes dhe mbylljes së biznesit dhe likuidimit të shoqërive tregtare

Përzgjedhja e statusit ligjor dhe regjimit fiskal në hapjen e një biznesi është një element që lidhet drejtpërsëdrejti me taksat dhe kostot proçeduriale që duhet të përballojë një sipërmarrës.

Ne ju ofrojmë një panorame të qartë e te thjeshtë dhe ju ndihmojmë të bëni përzgjedhjen optimale në përputhje me qëllimet dhe planin tuaj të biznesit.

  • Përgatitje e Kontabilitetit për taksat e tatimet mujore dhe vjetore

Sipas regjimit fiskal të cilit i përkasin, çdo sipërmarrje ka detyrim mbajtjen e regjistrave kontabël, si regjistra të blerjeve dhe shitjeve, regjistra të shërbimeve, mallrave e prodhimeve,  ditar të mjeteve monetare etj.

Studioja plotëson me profesionalizëm të gjitha këto detyrime të sipërmarrjes në përputhshmëri të plotë me legjislacionin fiskal si edhe standardet kombëtare dhe ndërkombëtare të kontabilitetit

  • Deklarime tatimore dhe doganore

Shteti është “aksioner” në çdo sipërmarrje dhe si  i tillë kërkon raportime nga ato në formën e vetë-deklarimeve dhe informacione të ndryshme mbi aktivitetin.

Mbi bazën e vetë-deklarimeve përllogariten dhe taksat e tatimet që paguan sipërmarrja.

 Nëse këto raportime kryen në mënyre korrekte dhe në përputhje me legjislacionin përkatës, ju dini paraprakisht se sa dhe çfarë do të paguani.

Ju gjithashtu dini paraprakisht se cilat hapa ligjor ju nevojitet të ndiqni në të ardhmen sipas ciklit të biznesit tuaj në mënyrë që të jeni në respekt të plotë të ligjit, duke paguar minimumin e taksave dhe tatimeve.

 

  • Interpretime ligjore dhe ankimime

Shpesh herë, për situata te papërcaktuara mirë, legjislacioni tatimor krijon konfuzion, ose mund të sjellë të gjendemi  përballë një vakumi ligjor.

Kuptimi dhe zbatimi i drejtë i legjislacionit kërkon një fushë të gjerë njohjeje dhe përvojë pune.

 Një element për t’u mbajtur parasysh në analizën e një çështje ligjore është qëllimi i vendosjes së rregullimit ligjor.

Studioja  jonë zotëron përvojën dhe potencialin e duhur për të analizuar çështjet ligjore fiskale dhe për të minimizuar në maksimum riskun tatimor.

  • Auditim fiskal

Në funksion të vetë-deklarimit të taksave dhe tatimeve, sipërmarrjes i është lënë mundësia e vetë-korrigjimit.

Auditimi fiskal synon të ndihmojë tatimpaguesit për të marrë siguri rreth respektimit të legjislacionit fiskal dhe të kryejë vetë-korrigjimet e nevojshme.

Procesin e adutitimit e kryejmë nëpërmjet shqyrtimit te dokumentacionit, kontrollit dhe analizës së vetë-deklarimeve e raportimeve të ndryshme fiskale për përgjegjësitë tatimore të sipërmarrjes.

  • Hartim pasqyre financiare, individuale dhe të konsoliduar, raporte financiare të ndryshme, interpretime dhe analiza

Ligji nr 25/2018 “Për Kontabilitetin dhe Pasqyrat Financiare”, përcakton parimet, rregullat dhe standardet e aplikueshme për hartimin e pasqyrave financiare.

Me rëndësi të veçantë, për vendimmarrjen e përdoruesve të informacionit të pasqyrave financiare, është analiza financiare dhe përpilimi i raporteve të ndryshme të aktivitetit.

“Trial Studio” ofron përgatitjen dhe analizën e pasqyrave financiare sipas legjislacionit në fuqi.

  • Mbajtje e librave të kontabilitetit në mënyrë të pavarur apo në bashkëpunim me stafin e brendshëm të ndërmarrjeve

Stafi i brendshëm i kualifikuar, për përgatitjen e kontabilitetit, në disa raste është i kushtueshëm.

Zgjedhja më e mirë në këto raste është delegimi i këtij procesi pune jashtë ndërmarrjes. “Trial Studio” zotëron kapacitetin e duhur në teknologji e burime njerëzore për të marrë përsipër këtë përgjegjësi.

Për rastet e tjera, ku mbajtja e kontabilitetit kryhet me stafin e brendshëm,

“Trial Studio” ofron bashkëpunim në formën e konsulencës, nëpërmjet asistencës dhe mbikqyrjes.

  • Parashikime dhe projeksione financiare

Një parashikim i saktë i flukseve financiare ju ndihmon t’i qaseni te ardhmes me me siguri.

Nëpërmjet përdorimit të metodave statistikore ne kryejme parashikimin e trendeve të tregut, flukseve financiare kostove dhe të ardhurave.

  • Përgatitje modelesh financiare të personalizuara

Ashtu si në çdo lloj proçesi pune, edhe në departamentin e financave, informatizimi është e ardhmja e profesionit.

Përdorimi i modeleve bazë në proçeset e punës dhe të raportimit financiar është i rëndësishëm në disa aspekte.

Rrit efiçencën dhe ul probabilitetin e gabimeve nga operatoret. Bën të mundur që të kemi një bazë të mirë të dhënash për krahasim dhe analize mes periudhash dhe lehtëson përshtatjen e punonjëseve të rinj me proçesin e punës.

Studjoja jonë perpilon formate të personalizuara dhe asiston në implementimin dhe perdorimin e tyre në proçeset e punës.

 

  • Rivlerësim i shoqërive tregtare

Rivlerësimi i shoqërive është i domosdoshëm kur jemi pranë marrjes së një vendimi për shitje apo blerje aksionesh

Vlera që paraqesin raportet e kontabilitetit jo gjithmonë janë në përputhje me vlerën e tregut.

“Trial Studio”, nepermjet metodave financiare, kryen vlerësimin e aktiveve dhe te dividenteve te shoqerise.

 

Ekonomia është një dinamike zhvillimesh të shumta, zhvillime të cilat pasqyrohen dhe rregullohen në legjislacion.

Sipërmarrja ka nevojë për konsulence ligjore jo vetëm në themelim por gjatë gjithë ekzistencës  saj.

Kjo nevojë mund të lindë nga brenda ndërmarrjeve, siç mund te jene zhvillime tregjesh te reja, ndryshime pronësore dhe situata te tjera te paparashikuara.

Gjithashtu, kjo nevoje mund të vije si rezultat i ndryshimeve te politikave fiskale dhe ndryshimeve te tjera makroekonomike.

 

KONSULENCE MBI LEGJISLACIONIN E SHOQERIVE TREGTARE

Ndërrmarrja është një aktivitet njerëzor i cili rregullohet me  një sërë ligjesh, dinamika e të cilave mund ta ekspozojë atë ndaj risqeve.

Mardhëniet që krijohen, mes personelit, drejtuesve, aksionereve, institucioneve bazohen ne rregullore dhe akte ligjore.

Ne ofrojmë konsulencë të plotë për legjislacionin tregtar, atë të punës, fiskal dhe doganor.

  • Rekrutim dhe trajnim personeli

Personeli është aset i çmuar i një shoqërie. Me zhvillimin e teknologjisë së informacionit, kanalet e kërkimit të personelit janë të shumta. Teksa nevojiten vetëm aftësitë e duhura për të kryer vlerësimet.

Nëse ju nuk keni aftësi specifike në fushën e financave ju sugjerojmë që të delegoni tek ne vlerësimin e aftësive të personelit dhe përzgjedhjen e tij.

Ne kryejmë vlerësimin profesional por realizojmë dhe trajnimin kur është i nevojshëm në përputhje me qëllimin dhe objektivat e vendit të punës. Vlerësimi i personelit këshillohet të realizohet here pas here gjatë periudhës së punës.

  •  Dizajnim i proçedurave administrative dhe operacionale

Përpilimi i procedurave operacionale dhe administrative është një element kyç në zhvillimin e një shoqërie.

 Të krijosh proçedurat, të mbikëqyrësh zbatimin e tyre dhe t’i përmirësosh ato është e nevojshme të mishërohesh me aktivitetin e shoqërisë në çdo hallkë të saj.

 Ato nuk mund të krijohen përpara kohe sepse kanë kosto dhe behën barrë për shoqërinë, por as nuk mund të lihen pas dore sepse bëhen pengesë e rritjes së shoqërisë dhe shpesh herë çojnë edhe në dështim.

 Krijimi i procedurave dhe rishikimi i tyre duhet të ndodhë paralelisht me zhvillimin e shoqërisë.

Një shoqëri e mirë-organizuar në proçedura dhe e konsoliduar është baraz me një produkt ose shërbim cilësor dhe me një potencial për t’u rritur.

  • Programe financiare, implementim dhe mësimdhënie

Adaptimi i teknologjisë është i pashmangshëm.

Automatizimi i proçeseve të punës rrit efiçencën dhe ul probabilitetin e gabimeve.

Implementimi i software-ve lehtëson proçesin e tranzicionit të personelit. “Trial Studio” ofron konsulence në përzgjedhjen, implementimin dhe trajnon personelin tuaj në përdorimin, mirëmbajtjen dhe nxjerrjen e informacionit nga këto software.

 

  • Përfaqësim pranë të tretëve

Gjatë një transaksioni apo raportimi, mungesa e informacionit nga njëra palë, si shitësi,  blerësi, mbikëqyrësi, i mbikëqyruri etj, është i zakonshëm.

 Jetojmë në epokën e informacionit. Një individ nuk mund të dije gjithçka. Kryerja e një transaksioni pa pasur informacionin e duhur, qoftë në rastin e blerësit apo të shitësit, mbikëqyrësit apo i të mbikëqyrurit ka gjasa që ta çojë në vendimmarrje të gabuar. “Trial Studio” ofron përfaqësim për lidhje dhe zgjidhje marrëveshjesh tregtare me klientë e furnitorë, banka dhe me entitete te tjera, me të cilët bashkëveproni gjatë aktivitetit tuaj.

 

provizionet

SHËRBIME TË TJERA

  • Rekrutim dhe trajnim personeli

Nëse ju nuk keni njohje specifike në fushën e financave ju sugjerojmë që të delegoni tek ne vlerësimin e aftësive të personelit dhe përzgjedhjen e tij.

Me zhvillimin e teknologjisë së informacionit, kanalet e kërkimit të personelit janë të shumta. Teksa nevojiten vetëm aftësitë e duhura për të kryer vlerësimet.

Ne kryejmë vlerësimin profesional por realizojmë dhe trajnimin kur është i nevojshëm në përputhje me qëllimin dhe objektivat e vendit të punës. Vlerësimi i personelit këshillohet të realizohet here pas here gjatë periudhës së punës.

  • Skematizim i proçedurave administrative dhe operacionale

Përpilimi i procedurave operacionale dhe administrative evoluon paralelisht me zhvillimin e një shoqërie.

Të krijosh proçedurat, të mbikëqyrësh zbatimin e tyre dhe t’i përmirësosh ato është e nevojshme të mishërohesh me aktivitetin e shoqërisë në çdo hallkë të saj.

Ato nuk mund të krijohen përpara kohe sepse kanë kosto dhe behën barrë për shoqërinë, por as nuk mund të lihen pas dore sepse bëhen pengesë e rritjes së shoqërisë dhe shpesh herë çojnë edhe në dështim.

Krijimi i procedurave dhe rishikimi i tyre duhet të ndodhë paralelisht me zhvillimin e shoqërisë.

Një shoqëri e mirë-organizuar në proçedura dhe e konsoliduar është baraz me një produkt ose shërbim cilësor dhe me një potencial për t’u rritur.

“Trial Studio” vlerëson dhe përpilon proçedurat duke u bazuar në planin e biznesit, stadin në të cilin ndodhet dhe specifikat e aktivitetit.

  • Programe financiare, implementim dhe mësimdhënie

Adaptimi i teknologjisë është i pashmangshëm.

Automatizimi i proçeseve të punës rrit efiçencën dhe ul probabilitetin e gabimeve. Implementimi i software-ve lehtëson proçesin e tranzicionit të personelit.

“Trial Studio” ofron konsulence në përzgjedhjen, implementimin dhe trajnon personelin tuaj në përdorimin, mirëmbajtjen dhe nxjerrjen e informacionit nga këto software.

                                   

  • Përfaqësim pranë të tretëve

Mosrakordimi i informacionit mes aktoreve te tregut, siç jane shitësi,  blerësi, mbikëqyrësi, i mbikëqyruri etj, ndodh rëndomë.

Jetojmë në epokën e informacionit. Një individ nuk mund të dije gjithçka. Kryerja e një transaksioni pa pasur informacionin e duhur, qoftë në rastin e blerësit apo të shitësit, mbikëqyrësit apo i të mbikëqyrurit ka gjasa që ta çojë në vendimmarrje të gabuar.

“Trial Studio” ofron përfaqësim për lidhje dhe zgjidhje marrëveshjesh tregtare me klientë e furnitorë, banka dhe me entitete te tjera, me të cilët bashkëveproni gjatë aktivitetit tuaj.