Tatime dhe Taksa

  • Procedurat e hapjes dhe mbylljes së biznesit dhe likuidimit të shoqërive tregtare

Përzgjedhja e statusit ligjor dhe regjimit fiskal në hapjen e një biznesi është një element që lidhet drejtpërsëdrejti me taksat dhe kostot proçeduriale që duhet të përballojë një sipërmarrës.

Ne ju ofrojmë një panorame të qartë e te thjeshtë dhe ju ndihmojmë të bëni përzgjedhjen optimale në përputhje me qëllimet dhe planin tuaj të biznesit.

  • Përgatitje e Kontabilitetit për taksat e tatimet mujore dhe vjetore

Sipas regjimit fiskal të cilit i përkasin, çdo sipërmarrje ka detyrim mbajtjen e regjistrave kontabël, si regjistra të blerjeve dhe shitjeve, regjistra të shërbimeve, mallrave e prodhimeve,  ditar të mjeteve monetare etj.

Studioja plotëson me profesionalizëm të gjitha këto detyrime të sipërmarrjes në përputhshmëri të plotë me legjislacionin fiskal si edhe standardet kombëtare dhe ndërkombëtare të kontabilitetit

provizionet

  • Deklarime tatimore dhe doganore

Shteti është "aksioner" në çdo sipërmarrje dhe si  i tillë kërkon raportime nga ato në formën e vetë-deklarimeve dhe informacione të ndryshme mbi aktivitetin.

Mbi bazën e vetë-deklarimeve përllogariten dhe taksat e tatimet që paguan sipërmarrja.

 Nëse këto raportime kryen në mënyre korrekte dhe në përputhje me legjislacionin përkatës, ju dini paraprakisht se sa dhe çfarë do të paguani.

Ju gjithashtu dini paraprakisht se cilat hapa ligjor ju nevojitet të ndiqni në të ardhmen sipas ciklit të biznesit tuaj në mënyrë që të jeni në respekt të plotë të ligjit, duke paguar minimumin e taksave dhe tatimeve.

 

  • Interpretime ligjore dhe ankimime

Shpesh herë, për situata te papërcaktuara mirë, legjislacioni tatimor krijon konfuzion, ose mund të sjellë të gjendemi  përballë një vakumi ligjor.

Kuptimi dhe zbatimi i drejtë i legjislacionit kërkon një fushë të gjerë njohjeje dhe përvojë pune.

 Një element për t’u mbajtur parasysh në analizën e një çështje ligjore është qëllimi i vendosjes së rregullimit ligjor.

Studioja  jonë zotëron përvojën dhe potencialin e duhur për të analizuar çështjet ligjore fiskale dhe për të minimizuar në maksimum riskun tatimor.

  • Auditim fiskal

Në funksion të vetë-deklarimit të taksave dhe tatimeve, sipërmarrjes i është lënë mundësia e vetë-korrigjimit.

Auditimi fiskal synon të ndihmojë tatimpaguesit për të marrë siguri rreth respektimit të legjislacionit fiskal dhe të kryejë vetë-korrigjimet e nevojshme.

Procesin e adutitimit e kryejmë nëpërmjet shqyrtimit te dokumentacionit, kontrollit dhe analizës së vetë-deklarimeve e raportimeve të ndryshme fiskale për përgjegjësitë tatimore të sipërmarrjes.