fiskalizimi

Fiskalizimi

Fiskalizimi. Momenti i lëshimit të faturës

Fatura duhet të lëshohet në momentin e furnizimit të mallrave ose shërbimeve, përveç rasteve kur përcaktohet ndryshe në këtë ligj dhe në legjislacionin në fuqi për tatimin mbi vlerën e shtuar.

Në rastin kur blerësi ose marrësi i mallrave ose shërbimeve lëshon një Autofaturë per: a) blerje mallra sherbime nga individe qe nuk kance cilesine e tregtarit; ; b) blerjen mallra nga prodhuesit bujqesor qe jane subjekte te skemes se kompensimit,, autofatura lëshohet menjëherë, në momentin e furnizimit të mallit apo shërbimit nga blerësi.

Në rastin kur blerësi ose marrësi i mallrave ose shërbimeve lëshon nje Autofaturë per: a)sherbime nga nje person qe person i tatueshem qe nuk eshte i vendosur ne Shqiperi (furnitore sherbimi te huaj), autofatura lëshohet nga blerësi jo më vonë se data 10 e muajit që pason muajin në të cilin është kryer shërbimi.

Per rastin e parapagimeve fatura duhet te leshohet menjehere ose brenda 72 oreve nga parapagimi.

Nëse mallrat furnizohen pa transport, atëherë shitësi duhet të lëshojë faturën në momentin kur mallrat i vihen në dispozicion blerësit.

Fatura mund të lëshohet në mënyrë periodike për disa furnizime mallrash ose shërbimesh, të cilat furnizohen në mënyrë të rregullt apo të vazhdueshme, të realizuara ndërmjet tatimpaguesit, që lëshon fatura, dhe klientit të tij, në të njëjtin muaj në të cilin janë kryer furnizimet. Në këtë rast, fatura duhet të lëshohet në mënyrë mujore, jo më vonë se dita e dhjetë
e muajit që pason muajin në të cilin është kryer furnizimi, perjashtimisht faturave elektronike te leshuara per prokurimin publik.

Per me teper informacione ju ftojme te vizitoni faqen tone web ku mund te gjeni tematika nga me te ndryshmet( vecanerisht per fiskalizimin) kontaktet dhe adresen e zyres. Gjithashtu mund te na ndiqni dhe ne rrjete sociale si Instagram dhe Facebook.

Ju mirepresim!

Add a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *