tatimpaguesi

Tatimpaguesi

Tatimpaguesi që përjashtohet nga detyrimi për të lëshuar faturë.

Sipas nenit nr 5, te ligjit nr. 87/2019 “Per faturen dhe sistemin e monitorimit te Qarkullimit”, tatimpaguesi nuk është i detyruar të lëshojë faturë për llojet e veprimtarive dhe për furnizimin e mallrave e të shërbimeve si më
poshtë:

a) për prodhuesit bujqësorë, që janë ose jo subjekte të skemës së kompensimit, në përputhje me legjislacionin për tatimin mbi vlerën e shtuar në Republikën e Shqipërisë;

b) për shitjen e biletave ose kuponave nga shoferi i një mjeti transporti pasagjerësh në linjat e transportit publik urban, në përputhje me vendimet e njësive të vetëqeverisjes vendore;

c) për furnizimin e mallrave e të shërbimeve nga persona fizikë të regjistruar në administratën tatimore si “ambulantë”.

Per me teper informacione ju ftojme te vizitoni faqen tone web ku mund te gjeni tematika nga me te ndryshmet, kontaktet dhe adresen e zyres. Gjithashtu mund te na ndiqni dhe ne rrjete sociale si Instagram dhe Facebook.

Ju mirepresim!

Add a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *