TVSh ne tregtine e automjeteve

TVSH ne tregtine e automjeteve

TVSH ne tretine e automjeteve dhe mallrave te perdorura.

Një aktivitet i zakonshem i tregtise së mallrave të përdorura është tregtia e autoveturave.

Tregtarët e autoveturave e sigurojnë mallin e tyre ne dy mënyra:

  1. Nëpërmjet importit
  2. Duke blere brenda vendit nga individë të cilët nuk kanë cilësinë e tregtarit.

Në rastin e parë kemi të bëjmë me një aktivitet normal të TVSH-së.

Për rastin e dytë , tregtia e mallrave të përdorura, ligji ka parashikuar skëmën e marzhit të fitimit.

Përse nevojitet skema e marzhit të fitimit?

Rasti i trajtimit me skemën normale të TVSH

Supozojmë se tatimpaguesi “A” blen një autoveturë të përdorur nga individi “B” në vlerë 1’500 €. Si dokument justifikues për këtë rast nevojitet nje kontratë noteriale si edhe një autofaturë e cila deklarohet ne blerje pa TVSH.

Nësë supozojmë se tatimpaguesi “A” do ja shesë autoveturën një individi “C” me cmim total 2’500 €, për këtë transaksion do të deklarojë dhe paguajë në tatime 417 € TVSH.

Rasti i trajtimit me skemën e marzhit të fitimit

Sipas kësaj skeme, tatimpaguesi “A” në shitje do të tatohej për TVSH-në vetëm për marzhin e fitimit (cmim shitje-cmim blerje), pra për 1’000 €, për të cilën do të deklaroje e paguajë në tatime 167 € TVSH.

Pra, mdis dy skemave, në rastin e dyte, tatimpaguesit i mbeten fitim 250 € për të njëjtin transaksion.

Llogaritja e TVSH-së sipas kësaj skeme bëhet rast pas rasti për çdo mall. Kjo mënyrë llogaritje zbatohet nga personi i tatueshëm ri-shitës për çdo mall të përdorur.

Në rastin e marrë shembull, tatimpaguesi, aplikon skemën e marzhit të fitimit për autoveturat e blera nga individë brënda Shqipërise dhe skemën normale të TVSH për autoveturat e importuara.

Ligji nr. 92/2015 “Për TVSH në R.Sh”

REGJIMI I MARZHIT TË FITIMIT

Regjimi i marzhit aplikohet për furnizimet e kryera nga një person i tatueshëm rishitës i mallrave të përdorura, veprave të artit, objekteve të koleksionit ose antikuarëve, të cilat i janë furnizuar atij brenda territorit të Republikës së Shqipërisë nga personat e mëposhtëm:

a)një person që nuk është i tatueshëm për TVSH-në;

b)një person i tatueshëm, nëse furnizimi i mallrave që ai kryen përjashtohet nga TVSH-ja, sipas nenit 54, të këtij ligji, ose furnizon mallra, për të cilat nuk ka pasur të drejtën e zbritjes së TVSH-së, sipas nenit 74, të këtij ligji;

c)një person tjetër i tatueshem rishitës, në qoftë se funrnizimi i mallrave prej këtij të fundit i është nënshtruar TVSH-së, në përputhje me këtë skemë të marzhit;

ç) një person i tatueshëm, i cili është subjekt i regjimit për bizneset e vogla, sipas përcaktimeve të seksionit 1, të kreut XI, të këtij ligji, dhe furnizimi që kryhet ka të bëjë me mall kapital të përfshirë në aktivet afatgjata

1. Vlera e tatueshme e furnizimit të mallrave, sipas nenit 130, të këtij ligji, është marzhi i realizuar nga subjekti, zvogëluar me vlerën e TVSH-së që lidhet me vetë marzhin.

2. Marzhi i realizuar nga personi i tatueshëm është i barabartë me diferencën ndërmjet çmimit të shitjes së kërkuar nga personi i tatueshëm rishitës dhe çmimit të blerjes.

Neni 134

Kufizimi i kreditimit të TVSH-së për regjimin e marzhit

1. Personat e tatueshëm rishitës nuk kanë të drejtë të zbresin TVSH-në në lidhje me blerjet brenda vendit, importimin e veprave të artit, objektet e koleksionit ose të antikuareve kur furnizimi tatohet në përputhje me dispozitat e neneve 129 dhe 130, të këtij ligji.

2. Personi i tatueshëm nuk ka të drejtë të kreditojë TVSH-në për mallrat që i janë furnizuar nga një person i tatueshëm rishitës në qoftë se ky furnizim i është nënshtruar regjimit të marzhit.

Neni 135

Faturimi

Personat e tatueshëm rishitës, të cilët zbatojnë regjimin e marzhit, nuk duhet të llogaritin apo të pasqyrojnë të ndarë vlerën e TVSH-së në faturën e lëshuar. Në çdo faturë të lëshuar që i nënshtrohet regjimit të marzhit, personi i tatueshëm rishitës duhet të shënojë: “Shitje që i nënshtrohet regjimit të marzhit të fitimit”.

Per me teper informacione ju ftojme te vizitoni faqen tone web ku mund te gjeni tematika nga me te ndryshmet, kontaktet dhe adresen e zyres. Gjithashtu mund te na ndiqni dhe ne rrjete sociale si Instagram dhe Facebook.

Ju mirepresim!

Add a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *