Beneficial Ownership - shutterstock_1045740748 (1)

Projektligj “Per Rregjistrin e Pronareve Perfitues”

Qeveria ka publikuar per konsultim projektligjin per shtesa dhe ndryshime ne ligjin nr 112/2020 “Per Rregjistrin e Pronareve Perfitues”.

Ndryshimet me te rendesishme qe preken nga ky projekt jane nje pasqyrim i problematikave te evidentuara qe ne muajt e pare te vitit 2021 kohe kur nisi zbatimi i ketij ligji.

1- Do te transferohen automatikisht te dhenat ne Rregjistrin e Pronareve Perfitues per:

  • subjektet e ekzistuese te rregjistruara ne Qendren Kombetare te Biznesit perpara dates se krijimit te Rregjistrit te Pronareve perfitues;
  • pronesia e ketyre subjekteve eshte direkte;
  • transferimi i te dhenave do te kryhet nga DPT dhe Akshi brenda dates 01.04.2022;

2-Per subjektet raportuese ekzistuese me pronesi indirekte te rregjistruara ne QKB si edhe Organizatat jofitimprurese ekzistuese, shtyhet afati i rregjistrimit fillestar deri ne 01.04.2022.

3-Per subjektet e rregjistruara rishtazi , pas dates se krijimit te Rregjistrit te Pronareve Perfitues, afati i rregjistrimit fillestare nga 30 dite behet 40 dite.

4-Te gjitha gjobat e vendosura perpara dates se hyrjes ne fuqi te ketij ligji falen ne masen 100 % me kusht qe keto detyrime te permbushen brenda dates 01.04.2022.

Ne linkun e meposhtem ndodhet projektligji

Add a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *