Ndryshimi i pergjegjesive tatimore

Ne rregjistrimin fillestar te nje tatimpaguesi jane nje sere te dhenash qe vete deklarohen bazuar ne ligjin 9723 dt. 30.05.2007 “Per Qendren Kombetare te Biznesit”, te tilla si adresat e ushtrimit te aktivitetit, administrimi, ortaket, fusha e veprimtarise, etj si edhe pergjegjesite tatimore.

Ashtu sikurse per grupin e pare te te dhenave te detyrueshme nga ligji “Per QKB”, ndryshimi behet nga vete tatimpaguesi ne QKB,

edhe perditesimi i te dhenave fillestare ne rregjistrim per pergjegjesive tatimore eshte detyrim i atimpaguesit.

Keto ndryshime kryhen me kerkese ne tatime duke dorezuar formularin standart “Formular aplikimi per ndryshimin e te dhenave per rregjistrim”.

Shembull i ndryshimit te pergjegjesive tatimore mund te jene:

  • tejkalimi i xhiros per efekt te TVSH
  • tejkalimi i xhiros per efekt te Tatimit mbi fitimin
  • ndryshime statusi per te vetepunesuarit, te vetem apo me punemarres .
  • shtim pergjegjesish te reja per tatimet.
  • Ligji nr. 9920 “Per procedurat tatimore ne R.SH”

Neni 43 Ligji nr. 9920 “Per procedurat tatimore ne R.SH”

Përditësimi i të dhënave të regjistrimit

2. Tatimpaguesi, statusi i të cilit ndryshon nga një kategori në tjetrën, sipas parashikimeve në ligjet e veçanta tatimore, duhet të njoftojë administratën tatimore përkatëse, brenda 15 ditëve kalendarike nga data e regjistrimit të ndryshimit. Kur një ndryshim i tillë i statusit diktohet nga një kontroll, i kryer nga administrata tatimore, qendrore ose vendore, administrata që kryen kontrollin njofton administratën tjetër, brenda 10 ditëve kalendarike pas këtij ndryshimi.

Udhezimi nr. 24 “Per procedurat tatimore ne R.SH”

43.2.1 Në rastet kur përgjegjësia tatimore pas regjistrimit fillestar ndryshon, personi I tatueshëm është i detyruar të njoftojë drejtorinë tatimore rajonale të juridiksionit për ndryshimet e ndodhura. Deklarimi i ndryshimit të përgjegjësisë tatimore për të gjithë kategorinë e tatimpaguesve që regjistrohen nga QKB-ja dhe nga AT, mund të bëhet edhe online nëpërmjet faqes së shërbimeve elektronike e-albania, pa qenë e nevojshme që tatimpaguesi të paraqitet në sportelet e shërbimit në DRT. Formulari i plotësuar do të dërgohet në mënyrë elektronike në sistemin elektronik të tatimeve, të adresuar për DRT-në përkatëse e cila do të bëjë aprovimin e ndryshimit të përgjegjësisë. Drejtoria rajonale tatimore i reflekton këto ndryshime në sistemin tatimor, duke bërë sistemimet e duhura në dosjen elektronike të personit të tatueshëm.

Tags: No tags

Add a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *