Paketa fiskale-Ligji I TVSH eshte pjese e ndryshimeve qe Ministria e Financave ka publikuar per konsultim.
Paketa fiskale 2023 permban ndryshime ne ligjet:
- Ligjin nr. 9920 “Per Procdurat Tatimore ne Republiken e Shqiperise”
- Ligji nr. 92/2014 “Per tatimin mbi vleren e shtuar ne Republikene Shqiperise”
- Ligji nr. 9975 “Per taksat kombetare”
- Ligji nr. 61/2012 “Per akcizat ne Republiken e Shqiperise”
Ndryshimet ne ligjin e TVSH-se
Ne kuadrin e krizes energjitike sipas ketij ndryshimi do te perjashtohet TVSH-ja ne importimin dhe furnizimin e artikujve te lendeve te drurit dhe nenprodukteve te saj.
Ne kuadrin e krizes energjitike sipas ketij ndryshimi krijohet skema “Regjimi i vecante per bursen Shqiptare te Energjise”. Me qellim nxitjen e zhvillimit te Burses Shqiptare te Energjise perjashtohet TVSH ne transaksionet e blerjes dhe shitjes se energjis. Ky perjashtim do te zbatohet vetem per tregtine e Energjise nga Bursa. Pergjegjesia per pagesen e TVSH-se do ti kaloje personit të tatueshëm për të cilin kryhet furnizimi me energji elektrike nëpërmjet mekanizmit të revers charge (autongarkesës).
Nje tjeter perjashtim nga TVSH do te jene investimet e bizneset te cilat kane perfituar grante e realizuara nga fondet e Bashkimit Europian.
Paketa fiskale-Ligji I TVSH
Neni 1
Në nenin 51 “Përjashtimi i disa veprimtarive me interes të përgjithshëm”, shtohet gërma “q” me këtë përmbajtje:
“q. Furnizimi i artikujve të përfshirë në kreun 4401 të Nomenklaturës së Kombinuar të Mallrave, me efekt deri në 31 dhjetor 2023.”
Ne Nomenklaturen e Kombinuar te Mallrave, artikujt e perfshire ne kreun 4401 jane lendet e drurit dhe nenproduktet e saj.
Neni 2
Në nenin 56 “Përjashtime të veçanta në import”, pas pikës 44 shtohen pikat “45” dhe “46” me përmbajtje si vijon:
“45. Mallrat e destinuara për realizimin e projekteve të financuara me fonde të marra në bazë të një marrëveshje donacioni/granti, të lidhur ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë/Republikës së Shqipërisë dhe donatorëve të huaj, nëse në marrëveshje është parashikuar se fondet e marra nuk do të përdoren për të paguar tatime.
Lista e donatorëve përcaktohet rast pas rasti me Vendim të Këshillit të Ministrave, ndërsa kriteret dhe procedurat për zbatimin e kësaj pike përcaktohen me udhëzim të ministrit të financave.
Neni 3
Në pikën 1 të nenit 60 “Furnizime të përngjashme me eksportet”, shtohet gërma “c”, me këtë përmbajtje:
“c) Furnizimi i mallrave/shërbimeve, të destinuara për realizimin e projekteve të financuara me fonde të marra në bazë të një marrëveshje donacioni/granti, të lidhur ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë/Republikës së Shqipërisë dhe donatorëve të huaj, nëse në marrëveshje është parashikuar se fondet e marra nuk do të përdoren për të paguar tatime. Lista e donatorëve përcaktohet rast pas rasti me Vendim të Këshillit të Ministrave”.