Vijonperqendrimi-i-tregut-bankar

Rimbursimi i gjobave per Rregjistrin e Pronareve

Rimbursimi i gjobave per Rregjistrin e Pronareve perfitues do te kryhet ne perputhje me Vendimin e Keshillit te Ministrave nr. 739 date 23.11.2022

Qendra Kombëtare e Biznesit përgatit listën e masave administrative të falura, të paguara, sipas parashikimeve të pikës 8, të nenit 15/1, të ligjit nr. 112/2020, “Për regjistrin e pronarëve përfitues”, të ndryshuar.

Rimbursimi i gjobave per Rregjistrin e Pronareve perfitues do te kryhet nepermjet paraqitjes se kerkeses per rimbursim prane Qendres Kombetare te Biznesit brenda dates 15.12.2022, shoqëruar me dokumentacionin, si më poshtë vijon:

a) emrin/mbiemrin e individit/emërtimin e subjektit;

b) ID kartën e identitetit/NIPT-in;

c) IBAN-in;

ç) emrin e bankës pranë së cilës kanë llogarinë personale/llogarinë e subjektit;

d) vërtetimin bankar, që llogaria bankare ku do të arkëtohet kthimi i gjobës është aktive

dh) ekstraktin e regjistrit të të dhënave të pronarëve përfitues.

Qendra Kombëtare e Biznesit, pas paraqitjes së dokumentacionit, brenda 60 (gjashtëdhjetë) ditëve kalendarike, kryen rimbursimin e gjobës në të njëjtën masë (ekuivalente në lek) në llogarinë bankare, të përcaktuar nga subjekti përfitues.

Ndihuni lirshem te na kontaktoni ne te gjitha kanalet tona te komunikimit:

https://www.facebook.com/SKF2018/?ref=pages_you_manage

https://www.instagram.com/trialstudio1/

https://www.linkedin.com/company/68493567/admin/

Tags: No tags

Add a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *