tatimi-mbi-qirane

Tatimi mbi qirane

Tatimi mbi qirane.

Në cilat raste llogaritet dhe kush është përgjegjës për pagesën.

Në qoftë se jeni biznes dhe keni marre me qira një pasuri të luajtshme apo te paluajtshme nga një individ, ju keni për detyre te mbani, deklaroni, dhe paguani çdo muaj në organet tatimore tatimin mbi qiranë në masën 15 % e qirasë bruto.

Kujdes! Varësisht se si eshte negociuar kontrata mes palëve mund të paraqiten dy raste per vleren e tatimit ne burim.

  • P.Sh qiraja 30’000 leke në muaj dhe tatimi mbi qiranë paguhet nga biznesi qiramarrës me shpenzimet e tij. Në këtë rast, tatimi rezulton 5’294 lekë në muaj (llogaritet sipas formules 30’000/0.85*0.15)
  • P.Sh qiraja bruto 30’000 leke në muaj, ose mund të shprehet qiraja 30’000 lekë në muaj dhe nga kjo vlerë mbahet tatimi në burim. Në këtë rast, tatimi rezulton 4’500 leke (llogaritet sipas formules 30’000*0.15)

Ne rastin kur qiramarrësi është biznes dhe qiradhënësi individ, gjithmonë llogaritja dhe pagesa e tatimit mbi qiranë është përgjegjësi e qiramarrësit biznes.

Në bazë të ligjit nr. 8438 “Për tatimin mbi të Ardhurat”, dhe udhëzimit në zbatim të tij,

të gjithë personat residentë në Republikën e Shqipërisë, përfshirë personat juridikë, ortakëritë, personat fizikë tregtarë rezidentë tatimorë, organet e qeverisjes qendrore apo vendore, organizatat jofitimprurëse, dhe çdo ent apo person juridik i krijuar si i tillë në Shqipëri janë të detyruar të mbajnë tatimin në burim nga shuma bruto e pagesave të mëposhtme, që lindin nga një burim në Republikën e Shqipërisë, sipas shkallëve të mëposhtme:

-15 % për

dh) pagesat për qiratë;

Tatimi në burim nuk do të mbahet kur pagesa sipas faturës së lëshuar i bëhet:

  1. Personave juridikë/fizikë tregtarë, të cilët janë tatimpagues të tatimit mbi fitimin, dhe kur pagesa bëhet për shërbime që përbëjnë aktivitetin normal të biznesit të tyre. Këta persona i deklarojnë këto të ardhura në të ardhurat e tatueshme të biznesit;
  2. Personave juridikë/fizikë tregtarë që janë tatimpagues të tatimit të thjeshtuar mbi fitimin dhe kur pagesa bëhet për shërbime që përbëjnë aktivitetin normal të biznesit të tyre. Këta persona i deklarojnë këto të ardhura në të ardhurat e tatueshme të biznesit;
  3. Çdo personi juridik shqiptar apo të huaj për pagesa që lidhen me transportin ndërkombëtar të mallrave
  4. Personave jorezidentë, në lidhje me shërbime që ata kryejnë në kuadrin e veprimtarisë së tyre biznesore për persona rezidentë shqiptarë, vetëm kur parashikohet në dispozitat e marrëveshjeve për eliminimin e tatimit të dyfishtë që Shqipëria ka lidhur me vendin, rezident i së cilës është përfituesi i të ardhurave. Aplikimi për shmangien e Tatimit në Burim bëhet në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve brenda afatit 2-vjeçar nga data e pagesës së faturës.

Per me teper informacione ju ftojme te vizitoni faqen tone web ku mund te gjeni tematika nga me te ndryshmet, kontaktet dhe adresen e zyres. Gjithashtu mund te na ndiqni dhe ne rrjete sociale si Instagram dhe Facebook.

Ju mirepresim!

Add a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *