tatimpaguesi

Fiskalizimi-Ndeprerja e punes se pasjisjeve fiskale/software-ve

Nëse ndodh ndërprerja e plotë e punës së pajisjes fiskale, tatimpaguesi, që lëshon faturë, lëshon një faturë nga një bllok i veçantë faturash.

Blloku i veçantë i faturave përmban dy kopje për secilën faturë: origjinalin për konsumatorin dhe kopjen që mbetet në librin që duhet të mbahet nga tatimpaguesi.

Tatimpaguesi, që lëshon faturë, detyrohet që brenda pesë ditëve, nga e nesermja e ditës kur pajisja fiskale ka ndaluar plotësisht së funksionuari, të mundësojë funksionimin e pajisjes për lëshimin e faturave fiskale ose të sigurojë një pajisje të re.

Brenda 5 ditëve pas afatit të përcaktuar me siper,  tatimpaguesi, që lëshon faturë, detyrohet t’i fusë të gjitha faturat në sistemin fiskal dhe t’i paraqesë ato në administratën tatimore qendrore, nëpërmjet lidhjes elektronike (internetit), nëpërmjet një protokolli të veçantë, në përputhje me udhëzimin e ministrit përgjegjës për financat.

Administrata tatimore qendrore u cakton NIVF-në të gjitha faturave të referuara në pikën

4, të këtij neni, dhe ia kthen ato tatimpaguesit, që lëshon faturë, si konfirmim për pranimin e faturave të dorëzuara me vonesë.

Tatimpaguesi, që lëshon faturë, detyrohet që ta shtojë informacionin lidhur me NIVF-të e marra në kopjet e faturave në bllokun e veçantë të faturave, sipas pikës 1, të këtij neni, dhe t’ua dërgojë marrësve të faturave elektronike.

fiskalizimi-kostot-4-1024x768

Fiskalizimi i faturës së importit

Procedura e fiskalizimit të faturës për importet e mallrave, kryhet nga marrësi i mallrave në Republikën e Shqipërisë, bazuar në deklaratën doganore pas vendosjes së mallrave nën regjimin e hedhjes për qarkullim të lirë, por jo më vonë se tri ditë nga vendosja e mallrave në këtë regjim. Në rast të rishikimit të deklaratës doganore, si pasojë e rivlerësimit doganor ose kontrollit pas zhdoganimit, Brenda afatit të përcaktuar në kodin doganor, blerësi që ka kryer procesin e fiskalizimit, bën menjëherë korrigjimin e të dhënave të faturës, bazuar në deklaratën doganore të rishikuar dhe e dërgon atë pranë administratës tatimore. Në rastin e furnizimit nga jashtë të shërbimeve, blerësi vendas i shërbimit, që ka marrë një faturë elektronike nga jashtë shtetit, kryen procedurën e fiskalizimit brenda afatit të referuar në pikën 3, të nenit 8, të këtij ligji.

Procedura e fiskalizimit për importimin e mallrave do të përdorë të dhënat që i janë dërguar administratës tatimore nga administrata doganore në deklaratën doganore, kështu që fiskalizimi i faturave nga jashtë do të bazohet në të dhënat e paracaktuara dhe tatimpaguesi do duhet të shtojë vetëm informacionin që mungon, sipas nenit 25 të këtij udhëzimi, nga fatura e tatimpaguesit të huaj. Fiskalizimi do të bazohet në deklaratën doganore, kështu që vetëm pasi të marrë deklaratën doganore lind detyrimi për fiskalizimin e faturës.