Bussines plan

Plani i biznesit

Çfarë është një plan biznesi?

Plani i biznesit është ai që lind dhe zhvillohet në mëndjen e cdo individi përpara se të konkretizohet. Nis me idene, e cila zakonisht buron nga një nevojë e tregut. Ideja nënkupton produktin/shërbimin për tu ofruar.  Në këtë fazë cdo individ fillon dhe mendon per investimin fillestar të nevojshëm, mundësitë për financim të idesë (buxheti), mundësite potenciale për të gjetur klientë (analiza e tregut) dhë në fund fitimet e pritshme (pasqyrat financiare proforma).

Ideja e individit, e shkruar, e detajuar në të gjitha hapat që duhet të ndjekë një biznes, pasuruar me kërkime dhe analiza konrete përbëjnë atë që quhet plan biznesi.

Një plan biznesi është një dokument i shkruar që përshkruan në detaje sesi një biznes, zakonisht një startup por jo vetëm, përcakton objektivat e tij dhe rrugën që duhet të ndjekë për të arritur qëllimet e tij.  Një plan biznesi paraqet një udhërrëfyes të shkruar nga pikëpamjet e marketingut, financiar dhe operacional.

Përse është i rëndësishëm një plan biznesi?

  • Fillimisht, një plan biznesi nevojitet për të qartësuar, rishikuar dhe saktësuar idenë fillestare.

Jo cdo gjë që ju vjen në mëndje mund të jetë e realizueshme ose për të mund të ketë oportunitet në treg . Duke e shkruar idenë ju do të thellohemi në rrugën nëpër të cilën duhet të kaloni për ta konkretizuar atë dhe do të bëni vlerësimet e nëvojshme të situatës. Nëse rezulton që ideja të jete e realizueshme ju mund të bëni përmirësimet e duhura gjatë zhvillimit të planit të biznesit. Gjithashtu në përgatitjen e një plani biznesi ju ekspozoni objektivat tuaja me të cilat duhet të mateni në vijim. Pra, më ë rëndësishmja është që plani i biznesit i nevojitet së pari vetë biznesit.

  • Nëse doni të prezantoheni me një investitor, duhet të jeni të strukturuar në një nivel dokumentar. Plani i biznesit është dokumenti kryesor që përmbledh idenë tuaj të biznesit.

Investitori mund të jëtë banka, një partner në biznes apo një huadhënës cfardo, i cili në fund të fundit ka nevojë të besoje se ideja juaj do të jetë e sukseshme. Një investiror nuk mund të besojë automatikisht në idenë tuaj por mund të vlerësojë dhe besojë planin tuaj të biznesit.

  • Nëse dëshironi të merrni pjesë e të përfitoni nga grantë lokale, kombëtare apo të Bashkimit Europian është thelbësore të keni një plan biznesi të mirë strukturuar. Institucionet dhe organizatat që ofrojnë këto grantë do ta gjykojnë idenë tuaj njëlloj si të ishin investitor.

Planet e mirë strukturuara duhet të përfshijnë një përmbledhje ekzekutive, produkte dhe shërbime, strategji dhe analiza marketingu, planifikim financiar me disa skenarë dhe një parashikim financiar.