shpenzimet

DPT politike me evazionin

Administrata tatimore nuk duhet te beje politike duke nxitur evazionin fiskal. Eshte aty per ta luftuar ate.

Me hyrjen ne fuqi te VKM nr. 576 dt. 22.07.2020, e cila rritt kufrin e rregjistrimit ne skemen e TVSH-se, administrata tatimore, gjate zbatimit praktik te tij, konkretisht ne daljen nga skema e TVSH-se, shkel ne menyre flagrante duke mos ushtruar kopetencat qe percakton ligji nr. 92/2014 “Per tatimin mbi vleren e shtuar ne R.Sh”

Nepermjet komunikimeve dhe njoftimeve drejtuar tatimpaguesve nga ana e DPT, eshte kerkuar qe bizneset te cilet dolen nga skema, te rregullojne vetem tepricen kreditore te TVSH-se.

Çfare thote ligji, i anashkaluar nga administrata, per nje moment te tille?

Neni nr. 9, i ligjit 92/2014 “Per TVSH ne R.Sh”

Furnizimi i mallrave kundrejt pagesës

2. Trajtohen gjithashtu si furnizime malli kundrejt pagesës rastet kur:

b) në rastet e çregjistrimit, të gjitha mallrat e furnizuara për personin e tatueshëm dhe ende në pronësi të personit të tatueshëm, si pjesë e pasurisë së biznesit, në qoftë se është zbritur tërësisht apo pjesërisht TVSH-ja në blerje e mallit apo elementeve që përbëjnë mallin;

Neni nr.7, i udhezimi nr. 6, dt 30.01.2015 “Per TVSh ne R.SH”

1. Nëse personi i tatueshëm që çregjistrohet ose kërkon të çregjistrohet nga TVSH-ja ka mallra stok (inventar) të pa-shitura, ose mallra kapitale, aktive të tjera të përdorura për veprimtarinë, ku TVSH-ja mbi këto mallra ka qenë tërësisht apo pjesërisht e zbritshme, në bazë të nenit 9 të ligjit, këto mallra do të konsiderohen si furnizim kundrejt pagesës dhe personi i tatueshëm është i detyruar të llogarisë ose rregullojë TVSH-në për këtë furnizim.

Bazuar në nenin 38 të ligjit, vlera e tatueshme e këtij furnizimi duhet të jetë e përbërë nga çmimi i blerjes së këtyre mallrave ose në mungesë të çmimit të blerjes nga vlera e kostos e përcaktuar në momentin kur personi i tatueshëm përfundon veprimtarinë e tij ekonomike të tatueshme.

Në këtë rast mallrat inventar (për t’u shitur) do të konsiderohen si furnizim kundrejt pagesës, ndërsa për mjetet –aktive të luajtshme ose të paluajtshme do të bëhet rregullimi i zbritjes së TVSH-së në përputhje me afatin e përdorimit të këtyre aktiveve për qëllime të veprimtarisë.

Shembull:

Supozojme se:

Ggjendja inventarit te mallrave ne date 31.12.219 eshte 2’200’000 leke

TVSH-ja gjendje e tatimpaguesit ne date 31.12.2019 eshte 400’000 leke

Blerje mallra gjate vitit 2020 me vlere pa TVSH 3’000’000 leke dhe TVSH 600’000 leke

Shitje gjate vitit 2020 (marzh bruto 20 %) me vlere pa TVSH 4’500’000 leke dhe TVSH 900’000 leke.

Gjendja e inventarit ne date 31.12.2020 rezulton te jete 1’600’000 leke (1’200’000 leke+3’000’000 leke – 0.8*4’500’000leke)

TVSH-ja gjendje ne llogarine e tatimpaguesit ne date 31.12.2020 rezulton te jete 100’000 leke (400’000 leke+600’000 leke-900’000 leke.)

Sipas DPT tatimpaguesit qe dolen nga skema duhet te rregullonin (zeronin/eleminonin) vetem tepricen e TVSH-se ne date 31.12.2020 (100’000 leke) duke plotesuar kutine nr. 50 te FDP-se.

Sipas ligjit, rasti i mesiperm do te rezultonte me pagese TVSH-je ndaj shtetit ne vlere 220’000 leke (1’600’000 leke*0.2-100’000 leke).

Ne shembullin e mesiperm DPT ka amnistuar evazionin me 220’000 leke te reja. Shifrat me siper jane marre me minimalistet. Pjesa derrmuese e subjekteve qe dolen nga skema jane me keto shifra e me teper.

Biznesi i vogel nuk ka paguar detyrime tatimore sepse, se pari eshte ne natyren e biznesit qe nese i lihet hapsire ti shmanget detyrimeve, ai e ben. Per kete pune sherben administrata tatimore.

Eshte fakt gjithashtu edhe se nje pjese e mire e ketyre bizneseve nese do te paguanin detyrimet tatimore sipas ligjit do te falimentonin. Pra ne parim biznesi i vogel duhet ndihmuar e lehtesuar sa me shume nga taksat e tatimet apo duke e subvencionuar. Por jo ne kete forme.

Administrata tatimore nuk duhet te amnistoje pa ligj. Duhet te ndryshoje ligjin. Nuk mund te lejoje me vetedije mosrespektimin e ligjit. Me vetedije sepse keto subjekte qe u crregjistruan nga skema, administrata e ka shume te leht ti identifikoje e ti disiplinoje.

Cfar ndodh me ato biznese te vogla qe kane paguar rregullisht detyrimin e TVSH-se dhe nuk kane fryre magazinat? Po me ata qe nuk kane paguar kurre? Po me edukimin dhe disiplinimin e biznesit?

Te dyja palet do te nxiten per te vijuar me evazionin dhe do te mbeten pre e korrupsioneve pasi gjithsesi mbeten te parregullt me ligjin.

Nje administrate tatimore qe amniston ne heshtje, pa ligj, me vetedije te plote, eshte teresisht e politizuar.

Per me teper informacione ju ftojme te vizitoni faqen tone web ku mund te gjeni tematika nga me te ndryshmet, kontaktet dhe adresen e zyres. Gjithashtu mund te na ndiqni dhe ne rrjete sociale si Instagram dhe Facebook.

Ju mirepresim!

tvsh

TVSH

Me hyrjen ne fuqi te VKM-se qe rritu kufirin e TVSH nga 2 mln ne 10 mln leke, bizneseve qe jane subjekt i tatimit te thjeshtuar mvi fitimin ju intereson qe ne raste importesh te makinerive e pajisjeve te kerkojne perjashtimin e TVSH-se ne import/dogane.

Rregulli I pergjithshem, I cili rrjedh nga neni nr. 2 I ligjit te TVSH-se “Fusha e zbatimit”, eshte se TVSH aplikohet per te gjitha importet ne territorin e Republikes se Shqiperise.

Nje prej perjashtimeve nga rregulli i pergjitheshem, i specifikuar ne nenin nr. 56 i ligjit te TVSH-se, pika 38 .eshte rasti i importeve makinerive dhe pajisjeve nga taimpaguesit qe jane subjekt i tatimit te thjeshtuar mbi fitimin.

Neni nr. 56 i ligjit te TVSH-se, pika 38.c

Janë furnizime të përjashtuara nga tatimi mbi vlerën e shtuar në import:

38.Importimi i makinerive dhe pajisjeve:

importimi i makinerive prodhuese nga subjektet e tatimit të thjeshtuar mbi fitimin.

Procedura per perfitimin e perjashtimit ne dogane:

-një kërkesë me shkrim, së cilës, kur kryhen veprime për herë të parë pranë autoriteteve doganore, i bashkëngjitet edhe një fotokopje e certifikatës së NUIS/NIPT-it;

-vërtetim nga Drejtoria Rajonale Tatimore se importuesi është person i tatueshëm që i nënshtrohet regjimit të biznesit (ndërmarrjeve) të vogla dhe ushtron aktivitet prodhues;

-kopje të ekstraktit të QKR-së;

-të dhëna për llojin dhe sasinë e makinerive prodhuese që do të importohen me kodet tarifore përkatëse dhe për periudhën e instalimit.

-Deklaratë e personit të tatueshëm që makineria apo pajisja, për të cilën kërkohet përjashtimi, nuk është importuar për qëllime shitjeje.

Per me teper informacione ju ftojme te vizitoni faqen tone web ku mund te gjeni tematika nga me te ndryshmet, kontaktet dhe adresen e zyres. Gjithashtu mund te na ndiqni dhe ne rrjete sociale si Instagram dhe Facebook.

Ju mirepresim!

dalja-nga-skema-e-tvsh

Dalja nga skema e TVSH

Dalja nga skema e TVSH. Deri me date 28 Janar subjektet duhet te zgjedhin, ata qe e kane kete mundesi, nese do te mbeten pjese e skemes se tvsh-se apo do te dalin nga skema.

Ne rast se zgjedhin te qendrojne, ose nuk ushtrojne te drejten e zgjedhjes, crregjistrimi nga skema e TVSH-se mund te behet vetem pas dy viteve, gjithmone nese kushtet ligjore plotesohen.

Sipas VKM nr. 576 dt. 22.07.2020, kufiri minimal i regjistrimit për tatimin mbi vlerën e shtuar është qarkullimi prej 10 000 000 (dhjetë milionë) lekësh në një vit kalendarik. Personi i tatueshëm ka të drejtë të zgjedhë të zbatojë regjimin normal të TVSH-së, në përputhje me përcaktimet e nenit 120, të ligjit, nëse qarkullimi vjetor është më i madh se 5 000 000 (pesë milionë) lekë.

Ne secilin profil te tatimpaguesve, ne menune ceshtjet e mia, eshte dhene mundesia e zgjedhjes se TVSH-se.

Kujdes! Packa se mundesia e zgjedhjes i del cdo tatimpaguesi, duhet pasur parasysh cfare thote ligji dhe komunikimet e DPT per kete fakt. Me poshte po paraqesim disa situata:

1-Tatimpaguesi qe rezulton me xhiro te vitit 2020 me te ulet se 5 mln leke, eshte i detyruar te zgjedhe te dale nga skema e TVSH-se, pavarsisht vullnetit te tije.

2-Tatimpaguesi qe rezulton me xhiro te vitit 2020 5 mln – 10 mln leke mund te zgjedhe nese do te qendroje apo jo ne skemen e TVSH-se.

3-Tatimpaguesi qe rezulton me xhiro te vitit 2020 me 0-10 mln leke dhe kryejne importe mallrash per qellim tregtie jane te detyruar te mbeten pjese e skemes se TVSH

4-Tatimpaguesi qe rezulton me xhiro te vitit 2020 me pak se 5 mln leke dhe gjate vitit 2020 ka kryer importe te investimit dhe jo per qellim tregtie eshte i detyruar te dale nga skema e TVSH-se.

5-Tatimpaguesi qe rezulton me xhiro te vitit 2020 me 5mln-10 mln leke dhe qe ka kryer importe te investimit dhe jo per qellime tregtie mund te zgjedhe nese do te qendroje apo jo ne skemen e TVSH-se.

Crregjistrimi nga skema e TVSH-se, ne cdo rast, qoft per shkak te ndryshimit te kufirit, mbylljes se aktivitetit, apo renies se xhiros, per shumicen e tatimpaguesve sjell si rezultat daljen me pagese TVSH-je ne FDP-ne e Dhjetorit. Kjo sepse pothuaj te gjithe tatimpaguesit kane gjendje malli dhe ose aktive afatgjata per te cilat tvsh-ja ka qene e zbriteshme ne momentin e blerjes.

Per me teper informacione ju ftojme te vizitoni faqen tone web ku mund te gjeni tematika nga me te ndryshmet, kontaktet dhe adresen e zyres. Gjithashtu mund te na ndiqni dhe ne rrjete sociale si Instagram dhe Facebook.

Ju mirepresim!

nafte-per-bujqesine

Nafte per bujqesine

Skema e mbeshtetjes me nafte per bujqesine

Procedurat, normativat, subjektet perfituese dhe kulturat bujqesore.

Subjekte perfituese te naftes falas jane:

a) fermerët individualë të jenë të pajisur me NIPT-in e fermerit me status aktiv, ndërsa personat fizikë dhe juridikë të jenë të pajisur me NIPT in/NUIS-in me status aktiv me aktivitet bujqësor;

b) të kenë tokë bujqësore në pronësi dhe/ose në përdorim, të provuar me dokumentacionin përkatës;

c) madhësia totale e fermës duhet të jetë me sipërfaqe jo më pak se 0.4 (zero pikë katër) ha, ndërsa madhësia e parcelave me sipërfaqe jo më pak se 0.1 (zero pikë një) ha.

Masa e perfitimit:

Perfitohet falas 56 % e normatives se konsumit te naftes sipas kulturave bujqesore.

Kulturat bujqesore:

Bimë arash si: misër, fasule, luledielli, sojë, sorgum, grurë, tërshërë, thekër, elb, patate, duhan, panxhar, pambuk

Dru frutor si: molle, agrume, arrore

Perime si: te gjitha llojet e perimeve

Procedura e aplikimit:

Aplikimi, për të përfituar nga skema e mbështetjes me naftë për bujqësinë bëhet online në portalin e-Albania, me vetëdeklarim.

Ministria e Zhvillimit Bujqesor dhe Rural do te pajise me karta te gjithe subjektet perfituese.

Fermeret do te mund te paraqiten me keto karta ne te gjithe operatoret furnizues te karburanteve te kontraktuara nga Ministria e Zhvillimit Bujqesor dhe Rural dhe mund te marrin falas sasine e naftes te aprovuar nga komisioni.

Per me teper informacione ju ftojme te vizitoni faqen tone web ku mund te gjeni tematika nga me te ndryshmet, kontaktet dhe adresen e zyres. Gjithashtu mund te na ndiqni dhe ne rrjete sociale si Instagram dhe Facebook.

Ju mirepresim!

leasing

Leasing

Kontratat leasing jane nje nga shembujt me te njohur te qirase financiare.

Ne fund te ketij teksti gjendjen kontabilizimet per nje rast shembull te nje kontrate leasing te formes shitje dhe rimarrje me qira financiare.

Qiraja financiare jo detyrimisht eshte nje kontrate leasing. Klasifikimi i një marrëveshje qiraje, si qira financiare apo të zakonshme, varet më shumë nga përmbajtja ekonomike e transaksionit se sa nga forma ligjore e kontratës.

Cfare eshte qiraja financiare?

SKK nr. 7 e perkufizon qirane financiare si qiraja, nëpërmjet së cilës qiramarrësit i kalohen nga qiradhënësi të gjitha rreziqet dhe përfitimet e rastësishme të pronësisë së aktivit. Titulli mund t’i kalojë ose jo qiramarrësit.

Nga perkufizimi I mesiperm rrjedh se faktori përcaktues për klasifikimin e qirave ne te zakonshme apo financiare është niveli deri ku rreziqet dhe përfitimet, që lidhen me pronësinë e një aktivi të dhënë me qira i takojnë qiramarrësit apo qiradhënësit.

Kush jane dy format e kontratave leasing:

1-Dhenia-marrja me qira e nje aktivi me opsione te ndryshme si p.sh: kalimi I pronesise tek qiramarresi ne fund te perdundimit te kontrates, opsioni I blerjes se aktivit me nje cmim ndjeshem me te ulet se cmimi I tregut.

2-Shitja dhe rimarrja me qira e nje aktivi.

Rasti i dyte, ka formen e nje kredie. Nje njesi ekonomike I shet nje shoqerie Leasingu aktivet e veta. Shoqeria leasing likujdon vleren e plote apo me zbritje ne varesi te kontrates. Njesia ekonomike merr me qira financiare aktivet e shitura shoqerise Leasing dhe paguan principalin dhe interesin. Praktikisht, si rezultat kemi marrjen e nje shume parash nga njesia ekonomike dhe likujdimin e saj me keste.

Trajtimi kontabel I qirase financiare nga ana e bleresit/qiramarresit:

Ne formen e pare te kontrates leasing, qiramarresi njeh kontraten leasing si nje aktiv, me më te voglen vlere midis vleres aktuale te pagesave te qirase dhe vleres se drejte te aktivit. Njekohesisht te njejten vlere e njeh edhe si detyrim.

Detyrimi i njohur mbyllet me kestet e qirase financiare te cilat ndahen ne shpenzime interesi dhe pagesa principali. Ne baze te ligjit nr. 94/2014 “Per TVSH”, principali eshte me tvsh ndersa interesi i perjashtuar nga TVSH.

Ne vijim nje rast shembull i trajtimit dhe kontabilizimit te nje kontrate leasing te formes shitje dhe rimarrje me qira financiare.

Per me teper informacione ju ftojme te vizitoni faqen tone web ku mund te gjeni tematika nga me te ndryshmet, kontaktet dhe adresen e zyres. Gjithashtu mund te na ndiqni dhe ne rrjete sociale si Instagram dhe Facebook.

Ju mirepresim!

shpenzimet

Shpenzimet

A njihen per efekt fiskal shpenzimet e riparimit te nderteses per shkak te demtimit nga termeti? A njihen per efekt fiskal shpenzimet e mirembajtjes se autovetures?

Cfare jane shpenzimet?

SKK nr. 1 i perkufizon shpenzimet si zvogëlime në përfitimet ekonomike gjatë periudhës raportuese në formën e daljeve ose pakësimit të aktiveve ose si shtim të detyrimeve që rezultojnë në ulje në kapital, përveç atyre që lidhen me shpërndarjet për investitorët e kapitalit.

Nese plotesohen kushtet e perkufizimit me siper kemi te bejme me shpenzime.

Si te kuptojme nese shpenzimet njihen apo jo per efekte fiskale, pra zbriten nga te ardhurat e tatueshme apo jane shpenzime te panjohura?

Ligji nr. 8438 “Per tatimin mbi te ardhurat” dhe udhezimet ne zbatim te tij nuk specifikojne shpenzime te njohura/zbritshme.  Shpenzimet e njohura ekzistojne vetem si perkufizim ne ligj. Specifikimi behet vetem per shpenzimet e panjohura. Ato jane te detajuara renditura dhe konkrete.

Per rrjedhoje, pyetjet ne lidhje me tipologjite e ndryshme te shpenzimeve nuk jane te tipit, “a njihet” , “a zbritet”  por “a eshte i panjohur”.

Nese nje tipologji shpenzimi ploteson perkufizimin e shpenzimeve sipas Standartit Kombetar te Kontabilitetit dhe perkufizimin sipas ligjit eshte e njohur vetem nese nuk ben pjese ne listen e shpenzimeve te panjohura te percaktuara shprehimisht nga ligji.

Perkufizimi I shpenzimeve sipas ligjit:

Për përcaktimin e fitimit të tatueshëm në Republikën e Shqipërisë njihen si shpenzime ato që kryhen për qëllime fitimi, sigurimi dhe ruajtje të fitimit, në masën që këto shpenzime provohen dhe dokumentohen nga tatimpaguesi, si dhe kur janë objekt i kufizimeve të specifikuara nga ky ligj. Dokumenti i përdorur si bazë për justifikimin e shpenzimit, për efekt tatimor, është: fatura tatimore me TVSH, fatura e thjeshtë tatimore dhe çdo dokument tjetër i përpiluar dhe lëshuar, në përputhje me udhëzimet e Ministrit të Financave, në zbatim të legjislacionit tatimor.

Shpenzimet e panjohura sipas ligjit:

a) Kostoja e blerjes dhe e përmirësimit të tokës dhe të truallit;

b) Kosto e blerjes, përmirësimit, rinovimit dhe rikonstruksionit të aktiveve të veprimtarisë, të cilat amortizohen, në përputhje me nenin 22 të këtij ligji;

c) Zmadhimi i kapitalit themeltar të shoqërisë ose i kontributit të secilit person në ortakëri;

ç) vlera e shpërblimeve në natyrë;

e) dividentët e deklaruar dhe ndarjet e fitimit për ortakët apo aksionerët e shoqërive tregtare, si dhe fitimet në rastet e ortakërisë;

ë) interesat e paguara, të cilat tejkalojnë normën mesatare të interesit 12 mujor të kredisë për tregun bankar, sipas publikimit zyrtar të Bankës së Shqipërisë

f) gjobat, kamatë-vonesat dhe kushtet e tjera penale;

g) krijimi ose rritja e rezervave dhe e fondeve të tjera, speciale, përveç rasteve të parashikuara në ligj apo në akte nënligjore.

gj) tatimi mbi të ardhurat personale, akciza, tatimi mbi fitimin dhe tatimi mbi vlerën e shtuar të zbritshëm;

h) shpenzimet për përfaqësim dhe shpenzimet për pritje-përcjellje të cilat tejkalojnë shumën 0,3 për qind të qarkullimit vjetor;

i) shpenzimet e konsumit personal, të përcaktuara nga Ministri i Financave;

j) shpenzimet të cilat tejkalojnë kufijtë e përcaktuar me ligj apo me akte nënligjore. Për kufijtë e përcaktuar në ligjin nr. 7892 datë 21.12.1994, “Për sponsorizimet” , për qëllime tatimore, nuk njihen si shpenzime të zbritshme shumat e sponsorizuara, që tejkalojnë masën 3 për qind të fitimit para tatimit dhe shuma e sponsorizuar për botuesit e shtypit, e cila tejkalon masën 5 për qind të fitimit para tatimit.

k) shpenzimet për dhurata;

ll) shpenzimet për shërbime teknike, konsulence dhe të menaxhimit, të faturuara nga persona të tretë, për të cilat nuk është paguar tatimi në burim, brenda periudhës tatimore nga tatimpaguesi.

n). shpenzimet për paga shpërblime dhe çdo formë tjetër e të ardhurave personale, të cilat

lidhen me marrëdhëniet e punësimit, që u janë paguar të punësuarve, përfshirë edhe administratorët, pa kaluar nëpërmjet sistemit bankar.

nj). shumat e paguara në cash, mbi kufijtë e përcaktuar në ligjin “Për procedurat tatimore në

Republikën e Shqipërisë”.

o) shpenzimet për dieta që tejkalojnë 50 për qind të fondit të pagës bruto vjetore.

Per me teper informacione ju ftojme te vizitoni faqen tone web ku mund te gjeni tematika nga me te ndryshmet, kontaktet dhe adresen e zyres. Gjithashtu mund te na ndiqni dhe ne rrjete sociale si Instagram dhe Facebook.

Ju mirepresim!

fiskalizimi

Fiskalizimi

Fiskalizimi. Ndryshojne kriteret e tatimpaguesve qe do te mund te perdorin Platformen Qendrore te Faturave.

Platforma Qendrore e Faturave (Salf Care) eshte nje portal qeveritar nga ku mund te leshohen fatura tatimore shitje te fiskalizuara, per kliente individe apo biznese. Ky portal mund te perdoret vetem per disa kategori tatimpaguesish te cilat plotesojne disa kushte. Keta tatimpagues nuk do te kene kusht pasjen e nje pajisje fiskale apo zgjidhje softwerike. Per ta aksesuar nevojitet PC/tablet/smartphone, certifikate elektronike, lidhje me Internet dhe nje printer i cdo lloji.

VKM nr 20 dt 12.03.2020 percaktonte tatimpaguesit qe do te perdornin falas portalin Salf Care si me poshte:

Per tatimpaguesit qe kryejne transaksionet me para ne dore

a) Nuk jane subjekt i tatimit mbi vleren e shtuar

b) Nuk kane shkelje te konstatuara per mosleshim te kuponit tatimor gjate 3 viteve te fundit

c) Kane vetem nje vendodhje te ushtrimit te aktivitetit (jo nipte sekondare)

Per tatimpaguesit qe kryejne transaksione pa para ne dore kushtet jane:

a) Nuk kane shkelje te konstatuara per mosleshim te kuponit tatimor gjate 3 viteve te fundit

b) Kane vetem nje vendodhje te ushtrimit te aktivitetit (jo nipte sekondare)

Me VKM nr. 1091 dt 24.12.2020, jane shtuar kushtet e meposhteme:

a) Kanë përgjegjësi tatimore të tatimit të thjeshtuar mbi fitimin për biznesin e vogël. Cka do te thote, jane subjekte te rregjistruar me xhiro vjetore me pak se 8 mln leke ne vit.

b) Kanë statusin ligjor “Person fizik” dhe kategorinë e punësimit “I vetëpunësuar i vetëm. Pra perjashtohen te gjitha shpk-te si dhe personat fizik qe kane te deklaruar punonjes te papaguar te familjes ose te punesuar.

Me ndryshimet e bera kufizohet se tepermi numri i tatimpaguesve qe mund te perdorin falas Platfromen Qendrore te Faturave.

Per me teper informacione ju ftojme te vizitoni faqen tone web ku mund te gjeni tematika nga me te ndryshmet, kontaktet dhe adresen e zyres. Gjithashtu mund te na ndiqni dhe ne rrjete sociale si Instagram dhe Facebook.

Ju mirepresim!