informatizohen manualet e ndertimit

Informatizohen manualet e ndertimit

Informatizohen manualet e ndertimit nepermjet krijimit te nje sistemi te integruar per informatizimin e manualit te cmimeve per zerat e punimeve ne ndertim.

Ne vendimin e Keshillit te Ministrave nr. 216 date 13.04.2023 eshte vendosur qe vendimi i meparshem qe rregullon cmimet e zerave te punimeve ne ndertim. nr. 629 date 15.07.2015 do te aplikohet deri ne 3 muaj pas publikimit te sistemit te integruar te ne ealbania.

Sipas ketij vendimi sistemi i integruar do te nderveproje me:

Hartimi i preventivit apo situacionit, si dhe zbatimi i mbikëqyrjes së çdo punimi ndërtimi, që
realizohet nga persona fizikë dhe juridikë, publikë ose privatë, me fonde publike ose private, në
territorin e Republikës së Shqipërisë, do të bëhet nëpërmjet sistemit të integruar të manualit të
çmimeve për zërat e punimeve në ndërtim.

Preventivat për çdo objekt, të hartuara nëpërmjet sistemit të integruar të manualit të çmimeve
për zërat e punimeve në faqen e preventivave të unifikuar në portalin unik qeveritar e-Albania,
sipas metodologjisë së llogaritjes së kostos, janë pjesë e dokumentacionit teknik të çdo objekti të
projektuar apo të ndërtuar në Republikën e Shqipërisë.

Sistemi i integruar i manualit të çmimeve për zërat e punimeve në ndërtim përmban çmimet
e punimeve të ndërtimit të mesatarizuara dhe analizat teknike të punimeve të ndërtimit, të
specifikuara sipas numrit të analizave.

Manuali i çmimeve për zërat e punimeve në ndërtim pasqyron situatën aktuale të çmimeve
të mesatarizuara të materialeve të ndërtimit dhe produkteve për ndërtim, të ofruara nga tregu
përkatës, brenda vendit në çdo moment të kohës.