Trajtimi fiskal i firove dhe humbjeve gjate prodhimit

Ne industrine e prodhimit, firot ose mbetjet teknologjike jane rrjedhoje e procesit normal te prodhimit.  Ato jane te parashikuara dhe varen nga teknologjia dhe procesi i prodhimit.

Ne disa industri, firot jane te konsiderueshme si ne sasi ashtu edhe ne kosto.

Nga kendveshtrimi kontabel, firot akumulohen ne koston e produktit te prodhuar.

Firot e prodhimit duhet te justifikohen dhe dokumentohen ne menyre qe te njihen dhe pranohen nga autoritetet tatimore.

Cdo te thote te njihen firot nga autoritetet tatimore?

Nese nje fabrike e ka firon 20 % e lendes se pare te konsumuar dhe nuk ndiqen procedurat e rregullta ligjore, autoritetet tatimore kane te drejte qe te kryejne rileresim te aktivitetit dhe sasite e firos (20%) t’i konsiderojne si produkte te shitura. Per rrjedhoje subjekti ngarkohet me detyrime tatimore dhe penalitete pertej atyre qe ka vetedeklaruar.

Ne sektorin e veshjeve dhe kepuceve, firot perbehen nga copat e tesutit dhe lekura e mbetur me te cilat nuk mund te prodhohen produkte. Aktivitetet e prodhimit qe jane te pajisur nga administrate doganore me nje autorizim per perpunimin aktiv firot i justifikojne dhe raportojne ne dogane.

Kryesisht keto aktivitete perdorin skeda produkti pasi firo eshte specifike sipas produkteve. Per kete tipologji aktivitetesh, administrate tatimore nuk kontrollon bilanc material te biznesit dhe as firot pasi ky proces kryhet nga Dogana

Gjithashtu, produktet qe jane subjekt akcize, psh. vera, duhani, alkole te tjera, mbikqyren nga autoritetet doganore. Keto subjekte dorezojne nje karte teknologjike ne marrjen e autorizimit nga autoriteti doganor ne te cilen evidentojne nder te tjera edhe firot. Gjithashtu ne VKM nr. 612 “Per dispozitat zbatuese te ligjit per akcizat jane te specifikuara nivelet e pranueshme te firove”

Aktivitetet e tjera te prodhimit, firot e te te cilave nuk rregullohen nga ligje te vecanta, sikurse jane ato qe mbikqyren nga dogana, kontrollohen nga autoritetet tatimore per ceshtjen ne objekt bazuar ne VKM nr. 434 dt. 20.05.2015 “Per percaktimin e normativave per firot, humbjet, demtimet dhe skarcot gjate prodhimit”.

Sipas kesaj VKM-je,

  • Te gjithe bizneset e prodhimit duhet te dorezojne ne administraten tatimore karten teknologjike te prodhimit.
  • Karta teknologjike, duhet të jetë e konfirmuar/certifikuar nga një institucion i njohur, që ka aftësinë teknike të konfirmimit të kartave teknologjike, si: Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore (AKBN), Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU), Instituti i Materialeve të Ndërtimit, Drejtoria e Përgjithshme e Standardeve, Drejtoria e Patentave dhe Markave, Inspektorati Shtetëror, përgjegjës dhe Agjencia Kombëtare e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore, institucione që miratojnë karta të ndryshme teknologjike apo çdo institucion tjetër që ka aftësitë dhe lidhet me proceset teknologjike përkatëse.

Tags: No tags

Add a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *