www.trial-studio.com

Perjashtime nga TVSH ne import per sektorin e agrobiznesit, procedura

Perjashtime nga tvsh ne import bejne pjese makinerite dhe pajisjet qe importohen nga subjekte me aktivitet agrobiznes.

Neni 56 i ligjit nr. 922014 “Per TVSH” – Përjashtime të veçanta në import

Janë furnizime të përjashtuara nga tatimi mbi vlerën e shtuar në import:

Importimi i makinerive dhe pajisjeve në funksion të realizimit të kontratave të investimeve në sektorin e përpunimit aktiv dhe të agrobiznesit, pavarësisht nga vlera e investimit;

Personat e tatueshëm të cilët do të importojnë makineri dhe pajisje për këtë rast duhet të aplikojne në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave per tu pajisur me autorizimin perkates duke dorezuar:

  • një kërkesë me shkrim, së cilës, kur kryhen veprime për herë të parë pranë autoriteteve doganore, i bashkëngjitet edhe një fotokopje e certifikatës së NUIS/NIPT-it;
  • kopje të ekstraktit të QKR-së, ku të jetë specifikuar se aktiviteti ekonomik është në fushën e agrobiznesit;
  • kopje të planit të investimit, përfshirë preventivin dhe kohëzgjatjen e investimit;
  • kopje të planit të investimit, përfshirë preventivin, për vitin kur kryhen importet;
  • të dhëna për llojin dhe sasinë e makinerive e të pajisjeve që do të importohen me kodet tarifore përkatëse dhe për periudhën e instalimit;
  • kopje të aktit të pronësisë apo të marrjes me qira të ambienteve ku do të bëhet investimi;
  • përshkrimin skematik dhe narrativ të skemës teknologjike për çdo element të saj;
  • Deklaratë e personit të tatueshëm që makineria apo pajisja, për të cilën kërkohet përjashtimi, nuk është importuar për qëllime shitjeje

Per perjashtime nga TVSH ne import kerkesa per autorizim kryhet ne portalin e Albania. Autorizimi jepet brenda 15 diteve dhe ka nje afat nga 1 deri ne 6 muaj varesisht planit te investimit.

https://trial-studio.com/tvsh-ndryshim-i-vkm-953-katergorite-e-eksportuesve-rimbursimi-i-tvsh/

Per me shume na ndiqni ne rrjetet sociale

https://www.facebook.com/SKF2018/?ref=pages_you_manage

https://www.instagram.com/trialstudio1/

https://www.linkedin.com/company/68493567/admin/

Add a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *