Studenteve dhe ekonomisteve te rinj

Studenteve dhe ekonomisteve te rinj

Te kesh nje profesion eshte nje rrugetim, fundin e te cilit e vendosim vete ne.

Me shume, pak apo aspak perpjekje, varesisht kerkeses ndaj vetes dhe aftesive te cdo studenti, universiteti perfundon. 

Studenteve dhe ekonomisteve te rinj

Gjate studimeve te mia pata vene re tek miqte e mi, por edhe me pas ne kontaktet qe kam me te sapodiplomuar, qe pjesa derrmuese e tyre nuk ia kane idene e rrugetimit te profesionti qe kane zgjedhur te ushtrojne.

Perfundimi i universitetit eshte vetem piknisja e ketij rrugetimi. Universiteti eshte pregatitje per rrugetimin.

Eshte si te ngjitesh malin Everest. Duhet te mesosh rreth tij, pregatitjes fizike e gjendjes shendetesore qe te nevojitet, te informohesh per rreziqet, pra ta njohesh rrugetimin tend. Informacionet pastaj duhen vene ne zbatim dhe zbatimi eshte art me vete.

Une konstatoj qe ne shumicen derrmuese te sapodiplomuarit nuk njohin “Malin e Tyre”.  Per kete arsye do te ishte teper frytdhenese qe shkollat te kishin ne dispozicion keshillues karriere.

Ky postim i sherben pikerisht studenteve dhe ekonomisteve te rinj , qe ngrejne dyshime , qe kane kuriozitet, qe kane vullnet per te mesuar dhe kuptuar me shume rreth profesionit te cilin kane zgjedhur te ushtrojne dhe qe nuk marrin te mireqena zbukurimet me lule shumengjyreshe te degjuara aty ketu.

Me gjithe kete, nuk deshiroj te nenvleresoj kurrsesi rendesine e studimeve por thjesht deshiroj te ndergjegjesoj duke theksuar fort qe nuk mbaron aty. Aty fillon rrugetimi.

Te kesh informacion dhe te dish.

Ne shkolle merren informacione teorike. Te dish dhe te kesh informacion jane dy gjera krejt te ndryshme dhe larg njera tjetres. Nje i sapodiplomuar ka informacion, ndersa nje profesionist “di”.

Te dish domethene te parashikosh, aplikosh, dominosh situatat dhe punen, te pershtatesh dhe mesosh lehte te rejat dhe te presesh rezultatin me nje siguri te pranueshme. Te kesh thjeshte informacion, mund te mos jesh ne gjendje te besh asnjeren prej tyre.

Dija= pervoje=informacion+praktike.

Njih realitetin

Sot ne epoken e internetit mjafton te kesh vullnet dhe gjenden informacione pafundesisht per te njohur realitetin e ketij profesioni. E rendesishme eshte qe te mos kufizoheni ne burime dhe te mos mjaftoheni me eksperienca personale te degjuara aty ketu. Po perse ju duhet te njihni realitetin?

Ju duhet te mesoni per cfare ka nevoje dhe vlereson tregu i punes dhe te dini ku te perqendroheni per te u zhvilluar e specializuar. Cfare problemesh ka tregu dhe si mund te diferencoheni. Cfare eshte I gatshem te ofroje tregu per ju dhe si mund te arrini me shume.

Realiteti ka nje larmishmeri mundesish. Duke e njohur ate ju jeni ne gjendje te percaktoni qartesisht cila rruge eshte ne interesat tuaja ne vend qe te humbisni kohe duke bere prapakthehu e te mbeteni ne vend.

Nuk eshte e rendesishme te punoni ne nje kompani me emer por te punoni per llogari te njerezve te duhur.

Njih veten

Te njohesh veten nuk eshte process i lehte. Vetvetja njihet ne situata ekstreme. Jo te gjitheve ju jepet mundesia te gjenden ne ato situata dhe eshte veshtire qe ato te hipotetizohen.

Ju duhet te beni vazhdimisht pyetje vetes, cfare aftesish dhe mundesish keni, cfare deshironi, cfare qellimesh keni, si mund ta arrini, sa jeni te gatshem te beni per ta arritur.

Duke njohur veten tuaj dhe realitetin ju dini cfare dhe ku te kerkoni, si ta gjeni, si ta vleresoni dhe si te ndiqni rrugen tuaj te sigurt.

Tags: No tags

Add a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *