postim instagram

Paketa fiskale 2026

Paketa fiskale 2026

Ministria e financave ka ndare me grupet e interesit draft ligjet per ndryshimet fiskale qe pritet te hyjne ne fuqi ne vitin 2026.

Paketa fiskale 2026 ka te beje me ndryshime te ligjeve ekzistuese qe synojne adresimin e problematikave te evidentuara gjate vitit.

Risite kryesore

Ne ligjin nr. 9220 date 19.05.2025 “Per procedurat tatimore ne R.SH.”

  • Te gjithe subjektet qe ushtrojne veprimtari nepermjet internetit duhet te publikojne ne faqet e tyre te website dhe rrjete sociale te dhenat e rregjistrimit, si numer nipti, adresa e selise, emer dhe emer tregetar subjekti. Administrata tatimore do te ushtroje kontrolle per keto veprimtari,
  • Ndryshon kufiri i transaksioneve cash B2B dhe B2C. Perpara ketij ndryshimi bizneset mund te kryenin transaksione cash ndermjet tyre deri ne shumen 150’000 leke. Ndersa per shitjet e biznesit ndaj klienteve fundore individ nuk ka patur nje tavan per transaksione cash. Sipas projektligjit te ri transaksionet cash kufizohen ne 100’000 leke per B2B dhe 500’000 leke B2C.
  • Pajisja me terminalet pos. Me dy faza, brenda dates 30 Maj 2026 dhe brenda 31 Dhjetor 2026 bizneset qe kryejne transaksione me para ne dore duhet te pajisen me terminalet POS. Perjashtim nga ky rregull perbejn bizneset e vogla qe nuk jane pjese e skemes se tvsh, me status person fizik, nuk kane te punesuar dhe kane vetem nje adrese aktiviteti.

Ne ligjin nr. 87 date 18.12.2019 “Per faturen dhe sistemin e monitorimit te qarkullimit”

  • Ndryshon afati i fiskalizimit te importeve. Ky afat aktualisht eshte 3 dite nga zhdoganimi i mallrave dhe do te behet brenda dates 7 e muajit pasardhes nga zhdoganimi i mallrave.

Ne ligjin nr. 87 date 18.12.2019 “Per faturen dhe sistemin e monitorimit te qarkullimit”

  • Perjashtimi i rezidences tatimore per artistet qe nuk jane shtetas Shqiptar dhe qendrojne ne Shqiperi per nje periudhe deri ne 24 muaj ndryshe nga ligji e parashikonte ne nenin nr. 8 te tije.
  • Te vetepunesuarit te cilet 80 % ose me shume te te ardhurave i kane nga nje klient i vetem ose 90 % dhe me shume i kane nga 2 kliente nuk do tatohen si te ardhura nga punesimi nese do te vetedeklarojne deklaraten e statusit te te vetepunesuarit ne Drejtorine Rajonale Tatimore. Kjo deklarate do te dorezohet brenda date 31 Mars te vitit pasardhes.

Ne ligjin nr. 92/2014 “Per tatimin mbi vleren e shtuar ne Republiken e Shqiperise”

  • Ndryshon skema e fermereve. Sipas ligjit aktual kompensimi i tvsh se fermereve eshte 0 %. Ky kompensim behet 10 % dhe do te rimbursohet direkt nga Administrata tatimore. Per furnizimet e fermereve gjate 6-mujorit te pare te vitit rimbursimi kryhet brenda dates 31 Dhjetor dhe brenda dates 30 Qershor per furnizimet e kryera ne 6-mujorin e dyte te vitit pasardhes. Fermeret duhet te depozitojne ne administraten tatimore kerkesen per rimbursim, faturat e leshuara nga bleresi i produkteve bujqesore dhe numrin e llogarise bankare.

Ne ligjin nr. …”Per marreveshjen e Paqes Fiskale

  • Te gjithe bizneset qe hyjne ne nje “marreveshje premtimi” me administraten tatimore per te rritur fitimin dhe per rrjedhoje tatimin mbi fitimin me 18 % kundrejt vitit paraardhes do te perfitojne reduktim te tatim fitimit nga 15 % norma standarte ne 5 % per cdo fitim shtese pertej rritjes me 18 %.

Add a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *