fiskalizimi

Fushate marketingu për fiskalizimin

Fiskalizimi: DPT fushate marketingu për fiskalizimin

Ftesë për Negociatë për prodhimin e një fushate komunikimi për tatimpaguesit-subjekt i Ligjit nr. 87/2019, datë 18.12.2019 “Për Faturën dhe sistemin e monitorimit të qarkullimit”, i ndryshuar, për Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve.

Bazuar në Vendimin Nr. 1195, datë 05.08.2008, të Këshillit të Ministrave “Për blerjen, zhvillimin, prodhimin dhe bashkëprodhimin e programeve të reklamave për transmetim nga Operatorët radiotelevizivë ose botim në median e shkruar, dhe për kontratat, për kohë trasmetimi, nga organet e Administratës Shtetërore”, pika 9, Drejtoria e Pergjithshme e Tatimeve Ju dërgon këtë ftesë për pjesëmarrje për realizimin dhe prodhimin e një fushate komunikimi, e cila duhet të përmbajë elementët e mëposhtëm:

Për tu njohur me njoftimin e plotë klikoni në linkun e mëposhtëm:

https://www.tatime.gov.al/d/8/45/0/1473/ftese-per-negociate-per-prodhimin-e-nje-fushate-komunikimi-per-tatimpaguesit-14-12-2020

Fondi limit i vënë në dispozicion për prodhimin e materialeve të mësipërme, transmetimin në radio dhe TV kombëtare, do të jetë 16 850 000 (gjashtëmbëdhjetë milion e tetëqind e pesëdhjetë mijë) lekë, pa TVSH. Afati i fundit për paraqitjen e ofertave, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, nga organet e masmedias/agjencitë e specializuara, është data 17.12.2020 ora 12.00.

Per me teper informacione ju ftojme te vizitoni faqen tone web ku mund te gjeni tematika nga me te ndryshmet, kontaktet dhe adresen e zyres. Gjithashtu mund te na ndiqni dhe ne rrjete sociale si Instagram dhe Facebook.

Ju mirepresim!

dietat-dhe-shperblimet

Dietat dhe shperblimet

Dietat dhe shperblimet.

A përfshihen dietat dhe shpërblimet e dhëna punonjësve në llogaritjen e kontributeve shoqerore dhe shendetesore?

Në pagën bruto, për efekt të llogaritjes së kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe sigurimin e kujdesit shëndetësor, nuk përfshihen:

  1. përfitimet që punëmarrësi merr nga fondet e sigurimeve shoqërore;
  2. kompensimet nga rritja e çmimeve;
  3. dhuratat në të holla, që nuk kanë karakter të përhershëm dhe të përgjithshëm;
  4. të ardhurat nga detyrimi ushqimor, të caktuara me vendim gjykate;
  5. vlera e antidoteve, që punëdhënësi jep në natyrë, për personat e punësuar, sipas legjislacionit në fuqi
  6. shpërblimet me karakter jo të përhershëm, të lejuara në mbështetje të legjislacionit në fuqi, shpërblimet nga fondi i veçantë, për rastet e fatkeqësive në familje, për sëmundjet e gjata, për dëme, në raste fatkeqësish të mëdha natyrore, dhe për veprimtari të shquara;
  7. vlera e shpenzimeve për të punësuarit, që kryejnë veprimtari jashtë qendrës së banimit, të cilat jepen bazuar në legjislacionin në fuqi dhe që nuk janë pjesë e pagës;
  8. honorarët apo shpërblimet e tjera të kësaj natyre, që nuk kanë lidhje me marrëdhëniet aktuale të punës;

Bazuar në VKM nr. 77, dt. 28.01.2015, dietat dhe shpërblimet me karakter jo të përhershëm nuk përfshihen në llogaritjen e kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore.

Per me teper informacione ju ftojme te vizitoni faqen tone web ku mund te gjeni tematika nga me te ndryshmet, kontaktet dhe adresen e zyres. Gjithashtu mund te na ndiqni dhe ne rrjete sociale si Instagram dhe Facebook.

Ju mirepresim!

tatimi-mbi-qirane

Tatimi mbi qirane

Tatimi mbi qirane.

Në cilat raste llogaritet dhe kush është përgjegjës për pagesën.

Në qoftë se jeni biznes dhe keni marre me qira një pasuri të luajtshme apo te paluajtshme nga një individ, ju keni për detyre te mbani, deklaroni, dhe paguani çdo muaj në organet tatimore tatimin mbi qiranë në masën 15 % e qirasë bruto.

Kujdes! Varësisht se si eshte negociuar kontrata mes palëve mund të paraqiten dy raste per vleren e tatimit ne burim.

  • P.Sh qiraja 30’000 leke në muaj dhe tatimi mbi qiranë paguhet nga biznesi qiramarrës me shpenzimet e tij. Në këtë rast, tatimi rezulton 5’294 lekë në muaj (llogaritet sipas formules 30’000/0.85*0.15)
  • P.Sh qiraja bruto 30’000 leke në muaj, ose mund të shprehet qiraja 30’000 lekë në muaj dhe nga kjo vlerë mbahet tatimi në burim. Në këtë rast, tatimi rezulton 4’500 leke (llogaritet sipas formules 30’000*0.15)

Ne rastin kur qiramarrësi është biznes dhe qiradhënësi individ, gjithmonë llogaritja dhe pagesa e tatimit mbi qiranë është përgjegjësi e qiramarrësit biznes.

Në bazë të ligjit nr. 8438 “Për tatimin mbi të Ardhurat”, dhe udhëzimit në zbatim të tij,

të gjithë personat residentë në Republikën e Shqipërisë, përfshirë personat juridikë, ortakëritë, personat fizikë tregtarë rezidentë tatimorë, organet e qeverisjes qendrore apo vendore, organizatat jofitimprurëse, dhe çdo ent apo person juridik i krijuar si i tillë në Shqipëri janë të detyruar të mbajnë tatimin në burim nga shuma bruto e pagesave të mëposhtme, që lindin nga një burim në Republikën e Shqipërisë, sipas shkallëve të mëposhtme:

-15 % për

dh) pagesat për qiratë;

Tatimi në burim nuk do të mbahet kur pagesa sipas faturës së lëshuar i bëhet:

  1. Personave juridikë/fizikë tregtarë, të cilët janë tatimpagues të tatimit mbi fitimin, dhe kur pagesa bëhet për shërbime që përbëjnë aktivitetin normal të biznesit të tyre. Këta persona i deklarojnë këto të ardhura në të ardhurat e tatueshme të biznesit;
  2. Personave juridikë/fizikë tregtarë që janë tatimpagues të tatimit të thjeshtuar mbi fitimin dhe kur pagesa bëhet për shërbime që përbëjnë aktivitetin normal të biznesit të tyre. Këta persona i deklarojnë këto të ardhura në të ardhurat e tatueshme të biznesit;
  3. Çdo personi juridik shqiptar apo të huaj për pagesa që lidhen me transportin ndërkombëtar të mallrave
  4. Personave jorezidentë, në lidhje me shërbime që ata kryejnë në kuadrin e veprimtarisë së tyre biznesore për persona rezidentë shqiptarë, vetëm kur parashikohet në dispozitat e marrëveshjeve për eliminimin e tatimit të dyfishtë që Shqipëria ka lidhur me vendin, rezident i së cilës është përfituesi i të ardhurave. Aplikimi për shmangien e Tatimit në Burim bëhet në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve brenda afatit 2-vjeçar nga data e pagesës së faturës.

Per me teper informacione ju ftojme te vizitoni faqen tone web ku mund te gjeni tematika nga me te ndryshmet, kontaktet dhe adresen e zyres. Gjithashtu mund te na ndiqni dhe ne rrjete sociale si Instagram dhe Facebook.

Ju mirepresim!