Employee-Relations

Evazioni i pagave, rishikimi dhe kontrata e re e punes

Nese pyesim pjesen derrmuese te punonjesve te sektorit privat per pagen qe marrin, ata dine te thone vetem pagen neto. Jemi te siguruar thone por tatimet i paguan kompania.

Jane te pakte ata qe kane njohuri mbi kontributet shoqerore shendetesore dhe tatimin mbi pagat, sa i takojne punemarresit dhe sa i takojne punedhenesit. Shpesh here kete njohuri nuk e kane as punedhenesit.

Sa here qe ka nje ndryshim ligjor ose intensifikime te kontrolleve tatimore lidhur me evazionin e pagave krijihet nje konflikt mes punedhenesve dhe punemarresve. Eshte konflikt sepse palet paraqiten me pretendime ne debat dhe jo me kerkesa per rishikime te mardhenies. Pretendimi ne vetvete con ne konflikt.

Konflikti eshte i pashmangshem sepse secili kerkon te maksimizoje perfitimin e tije.

Me poshte po rendis disa nga pretendimet me te zakonshme qe paleve u lindin ne situate te tilla duke u dhene pergjigje seciles pa mbajtur ane:

Punetori: E dua te gjithe pagen ne banke.

Une: Pretendimi duhet artikuluar ne formen e nje kerkese te re krejt legjitime daj punedhenesit I cili gjithashtu ka te drejten e tije ta pranoje ose jo. Pra eshte nje kerkese per te negociuar marreveshjen fillestare. Si e tille duhet trajtuar.  Nuk mund te jete pretendim sepse vete e ke pranuar ne fillim te punes nje fakt te tille.

Pronari: Nese rrisim pagat ne banke do te paguajme me shume tatime. Kush e ka per detyre, do ja mbajme punonjesve detyrimet shtese apo duhet t’i paguaje kompania?

Une: Te dy jeni pjese e kompromisit dhe moralisht jeni pergjegjes te dy. Te dy e keni bere kete kompromis per te maksimizuar perfitimet tuaja ne dem te shtetit. Edhe perfitimet shtese qe vijne nga deklarimi real I pagave eshte I dyanshem.  Ndaj, ne parim duhet ndare. Por fatkeqesisht, ligji ju njeh dhe penalizon vetem juve si pronar.

Une ju ftoj te hyni ne negociata me punonjesit tuaj per te pare nese mund te ndani gje dhe per te fiksuar nje page bruto per te ardhmen. Per te gjitha ndryshimet e pagave dhe ligjore ne vijim secili merr ose paguan ate qe i takon dhe ky konflikt nuk perseritet me.

Kjo varet nga tregu dhe se si do te sillen konkurentet tuaj ndaj ketij fenomeni.

Mund te them gjithashtu se punetorit nuk i ulet paga. Nese eshte vleresuar njehere nga ju me nje page te caktuar do te thote se e ka merituar. Si rrjedhim punonjesi mund te pushohet por paga nuk mund ti ulet pavarsisht ndryshimit te rrethanave e kushteve te punes.