rimbursimi-i-tvsh-se

Vetem 3 dite per rimbursimin e TVSH

Vetem 3 dite per rimbursimin e TVSH-se per bizneset eksportuese.

Ne baze te nenit nr. 77 te ligjit 92/2014 “Per TVSH”, afati i rimbursimit te TVSH eshte 30 dite per bizneset eksportuese dhe 60 dite per bizneset e tjera.

Ky afat kurajoz i ndermarre nga Ministria e Financave vlen per bizneset qe ne baze te ligjit konsiderohen me rrisk 0. Me rrisk 0 konsiderohen bizneset qe me shume se 70 % te shitjeve i kane ne eksport.

Shkurtimi i kohes se rimbursimit te TVSH-se eshte ndermarre si nje mase per ti ardhur ne ndihme bizneseve eksportuese per shkak te zhvleresimit te euros.

Nga viti 2016 ne vitin 2023 euro eshte zhvleresuar me 20%. Problemit te kursit te kembimit keto dy vite i eshte shtuar edhe problemi i mungeses se fuqise punetore, rritja e kostos se tyre por edhe kostove te tjera operative.

Nje tjeter mase ne ndihme te eksportuesve do te jete edhe “ngrirja” (shtyrja) e kesteve te tatimit mbi fitimin. Behet fjale per shtyrje sepse tatimi mbi fitimin parapaguhet gjate cdo viti dhe ne mbyllje te vitit kryhet rregullimi i tatimit qe eshte paguar dhe atij qe do te duhej te ishte paguar.

Masa e pare eshte per tu vleresuar sepse cliron likuiditet per ato biznese qe qarkullojne vlera te larta te TVSH.

Lidhur me masen e dyte, ngrirjen e kesteve te tatimit mbi fitimin, bizneset ne fakt e kane te drejte ligjore qe varesisht ecurise se aktivitetit te tyre te kerkojne rishikim te kesteve te parapagimit te tatimit mbi fitimin duke i bere ato edhe zero ne qofte se aktiviteti aktual dhe parashikimi eshte me humbje.