Kompensimet e kontributeve shtese

Pezullohen kestet e tatimit mbi fitimin

Pezullohen kestet e tatimit mbi fitimin per periudhen qershor-dhjetor 2023.

Sikurse eshte deklaruar me pare nga Ministria e Financave publikohet akti normativ nr. 2 date 07.06.2023 i cili pezullon pagesen e kesteve paraprake te tatimit mbi fitimin.

Ky ndryshim eshte ndermarre ne kuadrin e nje ndihme per shkak te zhvleresimit te forte te euros.

Kestet paraprake te tatimit mbi fitimin ne baze te ketij akti ligjor pezullohen vetem per eksportuesit e pajisur me regjimin e perpunimit aktiv (fason) dhe nese eksportet e tyre perbejne jo em pak se 70 % te shitjeve.

Kestet e tatimit mbi fitimin llogariten dhe paguhen paradhenie mbi bazen e rezultatit te 2 viteve te mepareshme ose parashikimit per bizneset e reja. Thene kete, pezullimi i parapagimeve te kesteve te periudhes qershor-dhjetor 2023 do te likujdohen brenda dates 31 Mars nese ky grup biznesesh do te rezultojne me fitim.

Ne linkun e meposhtem akti normativ nr. 2 date 07.06.2023 “Per disa shtesa dhe ndryshime ne ligjin nr. 29/2023

1

Vendimarrja ne nje shoqeri tregtare

Vendimarrja ne nje shoqeri tregtare realizohet me shumice te zakonshme ose me shumice te kualifikuar.

Administrimi i shoqeririse tregtare rregullohet me ligjin nr. 9901 date 14.04.2008 “Per tregtaret dhe shoqerite Tregtare”.

Shumice e zakonshme nenkupton marrjen e vendimeve me prezence te oratakeve qe zoterojne me shume se  30 % te kuotave.

Shumice e kualifikuar nenkupton marrjen e vendimeve me presence te ortakeve qe zoterojne me shume se 50 % te numrit total te votave.

Me poshte ceshtjet per te cilat mblidhet Asambleja si edhe kuorumet e nevojshme per marrjen e vendimeve.

  1. përcaktimin e politikave tregtare të shoqërisë; Shumice e thjeshte
  2. ndryshimet e statutit;    shumice e kualifikuar
  3. emërimin e shkarkimin e administratorëve; Shumice e thjeshte
  4. emërimin e shkarkimin i likuiduesve dhe të ekspertëve kontabël të autorizuar; Shumice e thjeshte
  5. përcaktimin e shpërblimeve për personat e përmendur në shkronjat “c” dhe “ç” të kësaj pike; Shumice e thjeshte
  6. mbikëqyrjen e zbatimit të politikave tregtare nga administratorët, përfshirë përgatitjen e pasqyrave financiare vjetore dhe të raporteve të ecurisë se veprimtarisë Shumice e thjeshte
  7. miratimin e pasqyrave financiare vjetore dhe të raporteve të ecurisë së veprimtarisë; shumice e kualifikuar
  8. zmadhimin dhe zvogëlimin e kapitalit; shumice e kualifikuar
  9. pjesëtimin e kuotave dhe anulimin e tyre; Shumice e thjeshte
  10. përfaqësimin e shoqërisë në gjykatë dhe në procedimet e tjera ndaj administratorëve;
  11. riorganizimin dhe prishjen e shoqërisë; shumice e kualifikuar
  12. miratimin e rregullave procedurale të mbledhjeve të asamblesë; Shumice e thjeshte
  13. çështje të tjera të parashikuara nga ligji apo statuti. Shumice e thjeshte

Gjithashtu Asambleja e Pergjitheshme thirret dhe merr vendim ne raste te vecanta si me poshte:

Neni 82

3. Asambleja e përgjithshme thirret nëse, sipas bilancit vjetor apo raporteve të ndërmjetme financiare, rezulton ose ekziston rreziku që aktivet e shoqërisë nuk i mbulojnë detyrimet e kërkueshme brenda 3 muajve në vazhdim.

4. Asambleja e përgjithshme thirret kur shoqëria propozon të shesë apo të disponojë në mënyrë tjetër aktive, të cilat kanë një vlerë më të lartë se 5 për qind të aseteve të shoqërisë, që rezulton në pasqyrate fundit financiare të certifikuara.

Neni nr. 13 2. Personi i autorizuar për të përfaqësuar ose për të mbikëqyrur shoqërinë tregtare nuk mund të lidhë kontrata apo të hyjë në marrëdhënie të tjera me shoqërinë tregtare, nëse kjo nuk deklaron kushtet e veprimit, si dhe natyrën e objektin e interesit të tij e veprimi nuk autorizohet, paraprakisht, prej:

b) të gjithë ortakëve ose të gjithë ortakëve të tjerë, në rastin e një shoqërie me përgjegjësi të kufizuar;

Çdo miratim paraprak dhe i përgjithshëm njoftohet për regjistrim në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit.