Rregullimi i TVSH

Rregullimi i TVSH per mallrat kapitale

Rregullimi TVSH-së për mallrat kapitale të luajtshme dhe të paluajtshme kryhet kur ndodhin ndryshime ne te drejten e zbirtjes se TVSH-se.

Nje ndryshim ne te drejten e zbritjes se TVSH mund te lindin nga ndryshime te aktivitetit te cilin mallrat kapitale I sherbejne. Kalimi nga nje aktivitet I tatueshem per tvsh ne nje aktivitet te perjahtuar sjell detyrimin e rregullimit te TVSH. Kalimi mund te jete me vullnetin e vete tatimpaguesit (ndryshon aktivitet) ose mund te vije per shkak te ndryshimeve ligjore.

Nje ndryshim i cili ka per pasoje rregullimin e tvshse se zbritshme mund te jete edhe dalja nga skema e tvsh-se se nje tatimpaguesi per shkak te renies se nivelit te xhiros ose nje ndryshimi ligjor.

Rregullimi TVSH-së për mallrat kapitale te paluajtshme shtrihet gjate nje periudhe 10-vjecare ndersa per asetet e luajtshme 5-vjecare.

Shembull

Nje tatimpagues ushtron aktivitetin e hotelerise. Hoteli eshte ndertuar ne vitin 2020 dhe TVSH e zbritur per ndertimin 5 milion leke. Ne 1 Janar 2024 tatimpaguesi ndryshon aktivitet dhe nga akomodim e ben shkolle. Ne baze te nenit 51 te ligjit aktiviteti shkolles konsiderohet aktivitet me interest e pergjitheshem dhe eshte I perjashtuar nga TVSH.

Duke qene se nga momenti I zbritjes se TVSH per ndertesen nuk kane kaluar 10 vite, tatimpaguesit i lind detyrimi i rregullimit te TVSH-se per aq vite sa kane mbetur: 5 mln leke / 10 vite x 6 = 3 mln leke.

Add a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *