kapacitetet e strukturave akomouese

Kapacitetet e shfrytezimit te strukturave akomoduese

Kapacitetet e shfrytezimit te strukturave akomoduese behen objekt kontrolli te administrates tatimore.

Viti 2024 shenoi nje rritje te vizitoreve te huaj prej 15 % kundrejt vitit 2023, sipas Ministrise se Turizmit, duke arritur nivelin e 11.7 mln vizitore.

Duke qene se rritja nuk eshte pasqyruar ne shifra konkrete ne buxhet, qeveria ka vendosur te percaktoje nivelin minimal te shfrytezimit te strukturave akomoduese.

Ky nivel shfrytezimi dhe deklarimi eshte detyrues per strukturat akomoduese dhe objekt kontrolli nga administrata tatimore.

Kapacitetet e shfrytezimit te strukturave akomoduese, brenda muajit janar te cdo viti, duhen deklaruar ne Ministrine e Turizmit dhe kjo e fundit ben shperndarjen e te dhenave ne administraten tatimore qendrore dhe vendore.

Per vitin 2025 deklarimi i kapaciteteve do te kryhet brenda 30 diteve nga hyrja ne fuqi e ketij ligji.

Sipas vendimit me nr. 160 date 12.03.2025, kapacitetet e shfrytezimi ndahen ne dy periudha:

  • Periudha 1 Maj deri ne 30 Shtator, jo më pak se 65 % e kapacitetit të strukturës akomoduese.
  • Periudha 1 Tetor deri ne 30 Maj, jo më pak se 30 % e kapacitetit të strukturës akomoduese.

Shembull i llogaritjes se kapacitetit minimal te struktures akomoduese.