Raportet-e-paaftesise-per-pune

Tatimi mbi te ardhurat, ligji nr. 29/2023

Tatimi mbi te ardhurat, ligji nr. 29/2023 ndryshon fillimisht konceptin e ketij tatimi. Pas 25 vitesh nga hyrja ne fuqi e ligjit nr. 8438 date 28.12.1998 “Per tatimin mbi te ardhurat” eshte hartuar nje ligj teresisht i ri i cili zevendeson ligjin e vjeter.

Ndryshimet jane te shumta, duke nisur nga perkufizimet dhe deri tek baza tatimore.

Ky ligj zgjeron bazen tatimore te individeve tatimpagues dhe te bizneseve.

Rrit normat e tatimit per nje kategori biznesesh.

Sjell risi ne deklarimin individual vjetor te te ardhurave.

Balancon tatimin mbi te ardhurat nga biznesi pavaresisht formes ligjore dhe synon te ule shmangiet tatimore qe kryhen nepermjet ligjit.

Ndryshon konceptin e tatimit mbi te ardhurat nga biznesit.

Risi e rendesishme

Futet per here te pare skema e percaktimit te shpenzimeve afrofe/apriori.

Sipas kesaj skeme bizneset e formes ligjore person fizik me qarkullim vjetor deri ne 10’000’000 leke mund te aplikojne (jo detyrimisht) regjimin e vecante ne te cilin shpenzimet (per rrjedhoje edhe fitimi dhe tatimi) perllogariten me nje norme te caktuar varesisht aktivitetit pa pasur nevoje per dokumentimin e tyre.

Kjo skeme nga njera ane lehteson bizneset e ketij grupi nga kostot dhe procedurat e mbajtjes se transaksioneve ne kontabilitet por nga ana tjeter hedh poshte ate pune qe eshte bere nga administrata per edukimin e tatimpaguesve. Gjithashtu duke mos qene te prirur te kerkojne dhe rregjistrojne fatura keta tatimpagues mund te ndikojne negativisht ne nxitjen e informalitetit. Konkretisht mund te konsiderojne shpenzime te aktivitetit te tyre pa pasur dokumenta:

  • 60% të të ardhurave për veprimtaritë prodhuese;
  • 90% të të ardhurave për veprimtaritë e tregtimit me shumicë;
  • 70% të të ardhurave për veprimtaritë e tregtimit me pakicë të mallrave dhe transportit individual;
  • 60% të të ardhurave për veprimtaritë bare, restorante, disko etj., të kësaj natyre;
  • 50% të të ardhurave për veprimtaritë e shërbimeve, veprimtaritë artizanale dhe atyre zejtare;
  • 30% të të ardhurave për individët e vetëpunësuar;

Risi tjeter e rendeshishme e ketij ligji eshte koncepti i tatimit mbi te ardhurat e biznesit.

Ne ligjin e vjeter kemi nje ndarje te tatimit mbi te ardhurat e biznesit bazuar ne qarkullimin vjetor te biznesit.

  • Tatim i thjeshtuar mbi biznesin (ndryshe biznese te vogla). Te gjitha ato biznese, pavarsisht formes ligjore, qarkullimi vjetor i te cilave nuk tejkalon 8’000’000 leke.
  • Tatim mbi fitimin e biznesit (ndryshe biznese te medha). Te gjitha ato biznese, pavarsisht formes ligjore, qarkullimi vjetor i te cilave tejkalon 8’000’000 leke.

Ne ligjin e ri ndarja e tatimit mbi te ardhurat nga biznesi bazohet ne formen ligjore te biznesit.

  • Tatimi mbi te ardhurat e korporates-tatimi qe aplikohet per entitetet
  • Tatimi mbi te ardhurat nga biznesi i personave fizik-aplikohet per fitimin neto te personave fizik (te vetepunesuar ose individe tregtar)

Entitet* (i) çdo shoqëri apo çdo strukturë të organizimeve të korporuara apo jo-korporuara (pavarësisht formës) të natyrës fitimprurëse ose jo-fitimprurëse, (ii) kompani të tilla si organizatat, (iii) ndonjë formë “trusti” të huaj, apo strukture të ngjashme, (iv) ndonjë formë partnershipi apo ndonjë entitet të natyrës personale, (v) çdo formë të joint-venture, (vi) çdo formë kompanie menaxhimi kapitalesh apo asetesh, (vii) çdo formë e kompanive sipas kodit civil apo ligjit të shoqërive tregtare, (viii) partnership-et pasive apo në ‘fjetje”.

Norma e tatimit

Norma e tatimit ndryshon per bizneset e formes ligjore person fizik dhe do te jene:

15% per biznese fitimi me qarkullim vjetor deri ne 14’000’000 leke ne vit.

23 % per biznese me qarkullim vjetor 14’000’000 leke te reja ne vit

Perpara hyrjes ne fuqi te ketij ligji bizneset e formes ligjore person fizik me qarkullim mbi 14’000’000 leke ne vit kane pasur nje avantazh kundrejt bizneseve te formes ligjore person juridik mos pagimin e dividentit 8%. Me kete ndryshim, ky avantazh eleminohet sepse personat fizik me qarkullim mbi 14’000’000 leke do te paguajne 23 % ndersa entitetet do te vijojne ta kene te ndare ne tatim fitimi dhe divident (15%+8%).

Ligji perjashton nga normat e mesiperme te gjithe personat fizik dhe entitetet te cilet nuk ushtrojne veprimtari profesionale sherbimi. Per kete kategori biznesi, normat do te hyjne ne fuqi ne vitin 2030. Bizneset qe mbeten dhe qe do te aplikojne normat e reja te taksimit jane personat fizik dhe entitetet qe ushtrojne veprimtari sherbimi profesionale qarkullimi vjetor i te cilave nuk tejkalon 14’000’000 leke ne vit.

Qendron ende ne fuqi nje perfitim, shmangie tatimore, qe vjen nga forma ligjore e organizimit te bizneseve qe ofrojne sherbime profesionale dhe qe kane qarkullim vjetor deri en 14’000’000 leke. Entitetet qe do te taksohen me 15 % gjithashtu do te kene edhe detyrimin e pageses se fitimit te terhequr, tatimin mbi dividentin 8%, ndersa bizneset persona fizik tatohen me vetem 15 %.

Per te na ndjekur ne rrjete sociale klikoni linqet e meposhteme:

https://www.facebook.com/SKF2018/?ref=pages_you_manage

https://www.instagram.com/trialstudio1/

https://www.linkedin.com/company/68493567/admin/

Ose mund te na kontaktoni duke klikuar ne

Add a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *