Kurs kontabiliteti

Program Trajnimi Baze në Kontabilitet

Program Trajnimi Baze në Kontabilitet

Pse ky program?

Çdo regjistrim kontabël fillon me një ngjarje ekonomike.

Ky është parimi mbi të cilin është ndërtuar programi ynë i parë i trajnimit.

Qëllimi nuk është vetëm të mësohet si regjistrohet nje veprim ekonomik. Nëse nuk e kupton natyrën dhe efektet e tij, nuk mund ta regjistrosh saktë dhe as ta kontrollosh.

Si është ndërtuar programi?

Sot informacioni është më i aksesueshëm se kurrë. Libra, ligje, manuale, video dhe platforma online janë në dispozicion të kujtdo. Megjithatë, informacioni nuk është i njëjtë me të kuptuarit.

Jo te gjithe kane aftesine dhe vullnetin per te mesuar ne menyre autodidakte, jo te gjithe kane baza per tu permiresuar ne menyre autonome.

Vlera e një programi trajnimi nuk qëndron vetëm te informacioni që transmeton, por te mënyra se si ai ndërton të kuptuarin.

Programi nuk fillon me programin e kontabilitetit. Programi fillon me biznesin.

Programi është ndërtuar për të krijuar një lidhje të vazhdueshme midis:

  • biznesit;
  • dokumentit kontabël;
  • analizës së veprimit ekonomik;
  • regjistrimit manual;
  • përdorimit të programit të kontabilitetit.

Çdo temë zhvillohet në mënyrë progresive, duke kaluar nga konceptet bazë te zbatimi praktik.

Metodologjia e trajnimit

Ky nuk është një trajnim i bazuar vetëm në leksione teorike dhe ushtrime.

Ky program nuk synon vetëm të transmetojë njohuri. Ai synon të ndërtojë një mënyrë të menduari dhe kuptuari. Dhe kjo nuk mund të arrihet duke mbajtur shënime apo duke memorizuar përkufizime.

Ky eshte nje program interaktiv ku pjesemarresit ndërtojne vetë njohuritë përmes pyetjeve, ushtrimeve, klasifikimeve dhe diskutimeve.

Në këtë program:

✓ Lektori nuk është lexues i materialit.

✓ Lektori nuk është recitues i njohurive.

✓ Pjesemarresi nuk është lexues dhe kopjues i shënimeve.

✓ Pjesemarresi ndërton njohuritë me ndihmën e lektorit.

 

Për çdo temë është përgatitur një Libër Pune, ku pjesëmarrësit:

  • analizojnë situata reale;
  • plotësojnë ushtrime gjatë leksionit;
  • diskutojnë raste praktike;
  • ndërtojnë gradualisht njohuritë e tyre.

Regjistrimet kryhen fillimisht manualisht dhe më pas i njëjti rast praktik realizohet në programin e kontabilitetit, duke krijuar lidhjen midis logjikës kontabël dhe teknologjisë.

Përvoja mbi të cilën është ndërtuar

Programi është ndërtuar mbi përvojën e fituar në kompani të sektorëve të ndryshëm dhe në konsulencën e përditshme me biznese, administratorë dhe stafe finance.

Kjo përvojë ka ndihmuar në ndërtimin e një programi që fokusohet në aftësitë që kërkohen realisht në praktikë.

Program në zhvillim

Programi bazë është hapi i parë i një strukture trajnimi që do të zhvillohet në disa nivele.

Në vijim do të prezantohen programe të avancuara, të orientuara drejt specializimeve dhe zhvillimit profesional.

Pjesëmarrja në këto programe do të bazohet në plotësimin e kritereve të pranimit, si njohuritë paraprake, përvoja profesionale dhe një intervistë vlerësuese.

Objektivi ynë

Objektivi ynë është të formojmë profesionistë që kuptojnë logjikën e biznesit, analizojnë veprimet ekonomike, janë në gjendje t’i pasqyrojnë ato saktë në kontabilitet si edhe te interpretojne rezultatet ne sherbim te vendimarrjes,

Certifikimi dhe vleresimi

Në fund të programit, çdo pjesëmarrës merr pajiset me një certifikatë pjesemarrjeje ne trajnim, dhe me pelqimin e tyre, nje Raport Individual të Vlerësimit të Kompetencave.

Për bizneset që trajnojnë stafin e tyre, ky raportet mund të shërbejë si një instrument për vlerësimin dhe planifikimin e zhvillimit profesional të punonjësve.

Raporti Individual i Vleresimit te Kopetencave (RIVK) do te sherbeje edhe si kriter pjesemarrjeje ne programet e avancuara.

Program Trajnimit Baze në Kontabilitet