Vijonperqendrimi-i-tregut-bankar

Inspektorati Shteteror i Punes, ndergjegjesimi i bizineseve per rolin e tij

Inspektorati Shteteror i Punes deri me tani eshte i panjohur ose konsiderohet si nje institucion i parendesishem nga bizneset e vogla dhe te mesme.

Nje faktor qe lidhet me kete konsiderate eshte niveli i papunesise. Ne nje vend qe ka papunesi te madhe, halli me I madh eshte punesimi dhe jo trajtimi I punonjesve nga punedhenesit. Me renien  e shkalles papunesise, (sot kudo po kerkojne punonjes), rritet edhe roli i ketij Institucioni. Papunesia nuk perben me “hall” dhe fokusi zhvendoset tek zbatimi I legjislacionit te punes.

Inspektorati Shteteror i Punes eshte instritucioni pergjegjes qe mbikqyr zbatimin e legjislacionit ne fushën e punës nga subjektet mbi të cilat vepron ky ligj.

Fusha e zbatimit dhe shtrirja në hapësirë

Ky ligj zbatohet mbi personat fizikë dhe juridikë, vendas ose të huaj, privatë ose publikë, që ushtrojnë veprimtari ekonomike fitimprurëse apo jofitimprurëse në territorin e Republikës së Shqipërisë.

Sikurse verehet nga perkufizimi ne cdo biznes ku ka mardhenie punesimi, pavarsisht nga numri I tyre, statusi ligjor ose klasifikimi tatimor (I vogel , I madh) Inspetoriati I punes kryen kontrolle me qellim zbatimin e legjislacionit te punes nga ana e punedhenesve.

Inspektorati Shteteror i Punes, ndergjegjesimi i bizineseve per rolin e tij .

Ku konsistojne kontrollet minimale te inspetoratit te punes ne nje biznes?

  1. Kontrolli nese te gjithe punonjesit jane te rregjistruar ne kohe ne organet tatimore.

Ky kontroll kryhet nepermjet ballafaqimit te punonjesve prezent ne vendin e punes me listepagesat, shtesat dhe largimet e deklaruara ne organet tatimore.

Cdo punedhenes eshte i detyruar te lidhe kontrata pune me punemarresit sipas kodit te punes.

Kontrata e punes duhet te percaktoje qarte dhe minimalisht disa elemente te marreveshjes te cilat jane te detyrueshme ne baze te kodit te punes. Pervec elementeve bazike, palet (punedhenesi dhe punemarresi) mund te bien dakort qe te parashikojne ne kontrate cdo lloj rregullash, te drejtash dhe detyrimesh, mjafton qe ato te mos bien ndesh me kodin e punes.

Nepermjet pikave 1 dhe 2 kontrollohen edhe zbatimi I te drejtave dhe detyrimeve te ndryshme qe rrjedhin nga Kodi I Punes, si p.sh koha normale te punes, lejet vjetore, nivelet e pagave dhe shtesat mbi paga.

Kontrolli perfshin ate dokumentar (kontratat dhe listepagesat) si edhe intervistat me punemarresit. Inspektori mund te pyese punemarresit ne lidhje me kontrollin dokumentar. Keto intervista fokusohen ne zbatimin real te kontratave.

3- Dokumenti I vleresimit te rriskut dhe procesverbali I njohjes se punonjesve me te.

Dokument i vlerësimit të rrezikut” është dokumenti, ku përshkruhen karakteristikat e procesit të punës, që përmban identifikimin e vlerësimit të rrezikut për sigurinë e shëndetin në punë dhe përcakton mbrojtjen e duhur.

4- Instruktimi teknik periodik dhe procesverbali I njohjes se punonjesve me te.

Nepermjet instruktimit teknik, punedhenesi ose personi i autorizuar prej tij informon punemarresit me me rreziqet qe vijne nga cdo process pune si edhe I instrukton ata per shmangien e tyre.

5- Certifikate trajnimi per dhenien e ndihmes se pare.

Ne cdo biznes duhet te kete te pakten 1 anetar per cdo grup I cili duhet te jete trajnuar per dhenien e ndihmes se pare. Nje nder institucionet qe ofron kete trajnim eshte edhe Kryqi I Kuq Shqiptar. Gjithashtu prane ambjentit te punes duhet te vendoset edhe kutia e ndihmes se shpejte.

6- Certifikate per deshmi profesionale.

Jane nje sere profesionesh te cilat kerkojne deshmi profesionale per ushtrimin e tyre. Te tilla profesione por pa u kufizuar ne to jane personat qe drejtojne mjete te renda gjate punes, saldatore etj.

7-Procesverbal I dorezimit te mjeteve mbrojtese

Punedhenesi ka detyrimin te pajisje punemarresit me mjete mbrojtjese individuale, te dokumentoje pajisjen e tyre dhe te mbikqyr perdorimin e mjeteve mbrojtese nga punemarresit.

8-Rregjister aksidentesh dhe semundjesh profesionale

Ne kete rregjister shenohen çdo ngjarje e papritur, që shkakton dëmtimin e menjëhershëm trupor, që ndodh gjatë kryerjes së punës apo të një shërbimi lidhur me të, si dhe çdo dëmtim tjetër i shëndetit, që nuk rrjedh nga sëmundje e përgjithshme, por që sjell paaftësi të përkohshme ose të përhershme në punë ose vdekje

9-Rregjister punemarresish

Ne kete rregjister shenohen te gjithe punemarresit me te dhenat e tyre identifikuese, pozicionet e punes, pagat, shperblimet, kontributet, lejet vjetore etj.

10- Leje pune per te huajt

Per punemarres qe eshte shtetas i huaj punedhenesi eshte I detyruar te pajiset me leje pune nga Zyra Rajonale e Punesimit.

11- Koheshenues javor

Listeprezence ku shenohen ditet dhe oret e punes se punemarresve. Ne baze te ketij koheshenuesi dhe kontrates llogaritet paga efektive mujore e punemarresve.

12-Raport I aftesise per pune

Ppunedhenesi eshte I detyruar qe perpara se te lidhe nje kontrate pune ti kerkoje punemarresit nje raport qe tregon se ai eshte I afte per pune.

13- Kontrate me mjekun e ndermarrjes.

Marrja ne pune e nje mjeku eshte e detyrueshme per te gjithe, bizneset pavarsisht aktivitetit, qe kane nje numer te punesuarish prej 15 ose me shume.

Tags: No tags

Comments are closed.