Deklarata vjetore e të ardhurave personale

I- Deklarata vjetore e te ardhurave personale nuk do te plotesohet nga:

  1. Personat jorezidentë të cilët marrin pagesa që i nënshtrohen tatimit përfundimtar te mbajtur në burim per:
  • dividendët, interesat dhe honoraret;
  • fitimet nga lojrat e fatit;
  • pagesat e shërbimeve;
  • primet e sigurimit;
  • tarifat për pjesëmarrjen në bordet drejtuese dhe këshillat ose trupa drejtues të tjerë;
  • pagesat për ndërtime, instalime, montime ose punë mbikëqyrëse të lidhura me to;
  • pagesat për performancën e aktorëve, muzikantëve ose sportistëve, përfshirë pagesa të tilla të bëra për personat që punësojnë artistë ose sportistë ose veprojnë si ndërmjetës në organizimin e shfaqjeve apo performancave.

2) Individëve sipas përcaktimeve në nenin 67 paragrafi 1 i ligjit “Per tatimin mbi te ardhurat”

  • Individet qe kane te ardhura vjetore nga pagat me pak se 1’200’000 leke
  • Individet qe kane te ardhura te tjera pervec pagave te cilat nuk i jane nenshtruar tatimit per nje shume me deri ne 50’000 leke ne vit.
  • Individet qe gjate vitit nuk kane qene te punesuar ne me shume se nje punedhenes.

Ndryshimet ne ligjin per tatimin mbi te ardhurat do te rrisin skemen e individeve qe do te behen pjese e ketij deklarimi. Per kete qellim Drejtoria e Pergjitheshme e Tatimeve ka krijuar edhe Rregjistrin e Individeve i cili eshte pjese e ndryshimit te ligjit nr. 9920 “Per procedurat tatimore ne R.SH” Per kete ndryshim vizitoni linkun: https://trial-studio.com/2022/10/16/paketa-fiskale-procedurat-tatimore/.

Gjithashtu, keto ndryshime do te bejne pjese te skemes se Deklarimit Vjetor te te Ardhurave Personale edhe nje pjese te konsiderueshme individesh te rregjistruar si tatimpagues persona fizik tregtar apo te vetepunesuar.

II– Te ardhurat qe bejne pjese ne deklaraten vjetore te te ardhurave personale dhe normat tatimore.

Deklarata vjetore e te ardhurave personale

*Ne grupin e te ardhurave te tjera perfshihen: Të ardhurat nga qeradhëniae individit, kur qeramarrës është një individ i paregjistruar, te ardhura jashte Shqiperise, te ardhura nga interesat e depozitave, bonove etj,. te ardhura nga tjetersimi i pasurive te paluajtshme.

Ndihuni lirshem te na kontaktoni ne te gjitha kanalet tona te komunikimit.

Add a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *