Website blog foto - Copy

I vetepunesuari sigurimet dhe paga

I vetepunesuari sigurimet dhe paga.

Te shumte jane ata qe pyesin per shumen minimale te sigurimeve shoqerore dhe shendetesore qe duhet te paguje nje i vetepunesuar.

Por ka jo pak raste kur individet jane te interesuar te dine edhe nese mund te paguajne sigurime shoqerore dhe shendetesore pertej shumes minimale. Kjo nevoje mund te lidhet me burim te ardhurash personale per efekt kerdie ne banka apo per te kontribuar me shume per efekt perfitimish nga skema e sigurimeve shoqerore.

Disa nga pikpyetjet qe shoqerojne deklarimin dhe pagesen e kontributeve apo pagave ne banke per ratin e te vetepunesuarit jane:

  • A duhet te kaloje page ne banke pronari i personit fizik?
  • A mundet me deshire te kaloje page ne banke pronari i personit fizik? A perben shkelje ligjore?
  • A mundet dhe a duhet te deklaroje dhe paguaje kontribute shoqerore dhe shenetesore pertej kufirit minimal i vetepunesuari?

I vetepunesuari sigurimet dhe paga

Fillimisht eshte me rendesi te kuptohet koncepti i te vetepunesuarit.

Sipas ligjit aktual i vetepunesuar konsiderohet pronari i personit fizik. Me projektligjin e ri “Per Tatimin mbi te ardhurat” i cili mendohet se do te hyje ne fuqi ne vitin 2024 ka ndryshuar edhe koncepti i ketij perkufizimi. Sipas ketij projektligji, i vetepunesuar do te konsiderohet pronari i personave fizik qe ushtron nje aktivitet sherbimi. Pronari i biznesit person fizik qe ushrton aktivitet tregtar (gjithcka qe nuk konsiderohet sherbim) do te quhet “Individ tregtar”.

Kontributet shoqerore dhe shendetesore rregullohen me ligjin nr. 9136 dt. 11.09.2003 “Per mbledhjen e kontributeve te detyrueshme te sigurimeve shoqerore dhe shendetesore ne R.SH.”

Neni 9
Llogaritja e kontributeve për personin e vetëpunësuar dhe punonjësin e papaguar të familjes

Kontributet e detyrueshme të sigurimeve shoqërore për personin e vetëpunësuar, përfshirë punëdhënësin e vetëpunësuar, llogariten si përqindje mbi një pagë bruto, jo më të ulët se paga minimale në shkallë vendi dhe jo më të lartë se paga maksimale, e miratuar me vendim të Këshillit të Ministrave.

Neni i mesiperm i jep qartazi pergjigje nje prej pyetjeve te shpeshta nese i vetepunesuari mund te paguaje kontribute shoqerore pertej nivelit te pages minimale apo jo. I vetepunesuri me deshire mund te zgjedhe te paguaje kontribute mbi bazen e nje page nga ajo minimale, 34’000 leke akualisht ne pagen maksimale 150’000 leke ktualisht.

Per shkak te statusit ligjor te biznesit dhe ne baze te kodit te punes, puna qe kryen pronari i biznesit nuk trajtohet si mardhenie punesimi. Per kete asye pronari i personit fizik nuk ka obligim ligjor percaktimin e nje page dhe kalimin e saj me banke. Per nevoja te tjera te menaxhimit, pra me deshire pronari i personit fizik nuk eshte i ndaluar, nuk ben asnje shkelje, nese percakton nje page. Ne rast se paga eshte pertej asaj minimale, edhe kontributet e sigurimeve duhen paguar mbi kete nivel page.

Add a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *