shpenzimet

Tatimi mbi te ardhurat

Ky projektligj i ri tatimi mbi te ardhurat shfuqizon dhe zevendeson teresisht:

  • ligjin nr. Ligji Nr 8438, datë 28.12.1998 “Per tatimin mbi te ardhurat” si dhe të gjitha aktet nënligjore të nxjerra në zbatim të tij,
  • Ligjit Nr. 9632, datë 30.10.2006 “Për sistemin e taksave vendore”, pjesen e tatimit te thjeshtuar mbi fitimin e biznesit te vogel

Tatimi mbi te ardhurat e biznesit

Qeveria, ndryshe nga sa u angazhua ne vitin 2020 qe te trajtonte me tatim mbi te ardhurat 0 % te gjitha bizneset me shitje vjetore deri ne 14’000’000 per nje periudhe 10-vjecare, duket se nuk i ka rezistuar tundimit per te vecuar nga ky angazhim pronesionet e lira.

Sipas projektligjit te ardhurat nga punesimi dhe ato nga biznesi per individet tregtare dhe te vetepunesuar do te trajtohen dhe tatohen me te njejten norme tatimore:

Te ardhurat vjetoreNorma tatimore
 0-2’400’000 leke 13%
>2’400’000 leke23%

Duket sikur me kete projektligj do vendoset barazi mes te punesuarve dhe te vetepunesuarve. Me pak fjale “Barazi mes te varferfve”, sepse vetem progresivitet nuk ka me ne kete rregullim pavarsisht normave ne dukje.

Nje i vetepunesuar me fitim neto 250’000 leke ne muaj do te kete barre tatimore 23 % ose 57’500 leke ne muaj nderkohe nje biznes qe qarkullon dhe fiton miliona euro paguan ne kompleks 21.8 % te fitimit.

Ne percaktimin e fitimit te tatueshem do te konsiderohet nje nivel i caktuar shpenzimesh si ne nenin 14:

Neni 14

Regjimi i veçantë për individët tregtarë dhe të vetëpunësuar

  1. Nëse qarkullimi i individit tregtar ose të vetëpunësuar nuk i kalon [10,000,000] Milionë Lekë në vit, ata kanë të drejtë që nga të ardhurat e biznesit, të zbresë shpenzimet e supozuara në një shumë të vetme si më poshtë, pa mbajtur regjistrime në kontabilitet.
  • 60 % të të ardhurave për veprimtaritë prodhuese;
  • 90 % të të ardhurave për veprimtaritë e tregtimit me shumicë;
  • 70 % të të ardhurave për veprimtaritë e tregtimit me pakicë të mallrave dhe transportit individual;
  • 60 % të të ardhurave për veprimtaritë bare, restorante, disko etj, të kësaj natyre;
  • 50 % të të ardhurave për veprimtaritë e shërbimeve, veprimtarite artizanale dhe atyre zejtare
  • 35 % të të ardhurave për individët e vetëpunësuar.

Ne forme page do te trajtohet dhe tatohet fitimi qe personave te vetepunesuar te cilat i realizojne te ardhurat ne nje mase 50% nga nje klient i vetem ose ne masen 90 % nga 3 kliente. Ky ndryshim ka per qellim te shmange informalitetin dhe “maskimin” e mardhenies se punesimit me mardhenie sherbimi.

Tatimi mbi pagat dhe te ardhurat individuale

Ndryshon serish skema e tatimit mbi pagat e cila sapo ka hyre ne fuqi, vetem ne 1 Prill 2022. Per cfare u desh kjo skeme ne kohen kur do te qendronte vetem 8 muaj?

Ane pozitive e ketij projekligji eshte fakti qe permireson kuadrin ligjor dhe fut ne skeme te plote deklarimin individual vjetor te te ardhurave.

Ndryshimet qe parashikojne zbritjet sipas statusit individual, nivelit te pagave, personave ne ngarkim jane nje nxitje per te kryer deklarimin individual si edhe per te marre edhe rimbursimin e tatimin sipas rastit. Ne ligjin aktual per DIVA-n ka vetem nje percaktim per shpenzimet e zbritshme te cilat ne 99 % te rasteve jane te pa aplikueshme nuk aplikohen.

Neni 22

Zbritjet nga baza tatimore

  1. Tatimpaguesi i të ardhurave personale mund të zbresë nga baza tatimore për periudhën tatimore:
  • një shumë kompensimi personal prej 480.000 lekë nëse të ardhurat vjetore janë deri 480.000 lekë;
  • një shumë kompensimi personal prej 360.000 lekë nëse të ardhurat vjetore janë mbi 480.000 lekë;
  • një shumë kompensimi për cdo fëmijë në ngarkim të tij më pak se 18 vjeç dhe që jeton së bashku me tatimpaguesin në një familje të përbashkët prej 48,000 lekë.

2. Tatimpaguesi i tatimit mbi të ardhurat personale me të ardhura vjetore të tatueshme nga punësimi, të ardhura vjetore të tatueshme nga biznesi dhe të ardhura vjetore të tatueshme nga investimi më pak se 2.000.000 lekë mund të zbresë përveç kompensimeve individuale sipas paragrafit 1 më sipër, shpenzimet korrente për:

  • shpenzimet për arsimin e fëmijëve në ngarkim të tij, në vlerën maksimale 100,000 lekë;
  • medikamentet për fëmijët e tij ose në ngarkim të tij dhe personave që ka nën kujdestarinë e vet, për pjesën e pambuluar nga sigurimi i detyrueshëm shëndetësor, sipas përcaktimeve në Vendimin e Këshillit të Ministrave.

Ndryshon gjithashtu detyrimi per individet qe duhet te kryejne Deklarimin Individual Vjetor. Ligji aktual detyron individet me te ardhura vjetore > 2’000’000 leke ne vit ose individet e dypunesuar pavarisht nivelit te te ardhurave vjetore. Me ndryshimin e propozuar deklarata individuale e te ardhurave do te plotesohet nga:

Neni 67

Deklarata vjetore e të ardhurave personale

  1. Një person është i detyruar të dorëzojë një deklaratë vjetore tatimore personale kur të ardhurat tatimore të tij/saj janë:
  • Më shumë se [1,500,000] lekë e të ardhurave nga punësimi, ose
  • Më shumë se [50,000] lekë e çdo të ardhure tjetër që nuk i nënshtrohen tatimit përfundimtar në burim,  sipas Kapitullit 5 të këtij ligji.

Per te na ndjekur ne rrjete sociale klikoni linqet e meposhteme

https://www.facebook.com/SKF2018/?ref=pages_you_manage

https://www.instagram.com/trialstudio1/

https://www.linkedin.com/company/68493567/admin/

Ose na kontaktoni ne:

Per te kerkuar nje oferte klikoni ne:

b1520198662739-ebiznes-herobanner-1920

eBiznes zgjidhje software per fiskalizimin

eBiznes është zgjidhja më e re dhe më efikase për fiskalizimin e faturave tatimore edhe deklarimin e shitjeve në kohë reale te Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve në përputhje me Ligjin nr. 87/2019 datë 18.12.2019, “Për Faturën dhe Sistemin e Monitorimit të Qarkullimit”.

Trial Studio ka implementuar me sukses zgjidhjen software eBiznes ne disa prej klienteve te saj.

Aplikacioni eBiznes i Vodafone Albania eshte lehtesisht i konfigurueshem dhe komod ne perdorim. Keshillohet te perdoret sidomos per subjekte te cilet kryejne shitje “dere me dere” me automjet por jo vetem. Aplikacioni eshte plotesisht funksional per aktivitetet e sherbimit dhe tregtine ne objekte fikse.

Per te punuar me eBiznes nevojitet vetem nje celular Smartphone/tablet dhe nje priter me Bluetooth.

Paketa eBiznes, per vetem 800 leke/muaj perfshire TVSH mundeson:

  • 3’000 Transaksione cash në muaj
  • 50 Fatura eInvoice në muaj
  • 50 Fatura shoqëruese në muaj
  • 1 Pikë shitje
  • 3 Operatorë shitës

Trial Studio ofron konsulence ligjore per fiskalizimin dhe asistence teknike per impelmentimin e aplikacionit eBiznes.