fiskalizimi

Fiskalizimi

Fiskalizimi, per cfare behet fjale?

Baret, restorantet, hotelet. Lista nuk eshte shtreruese. Behet fjale per subjekte qe ofrojne sherbime apo produkte pagesa e te cilave behet cash por momenti i furnizimit nuk perkon me momentin e pageses.

Pergjithesisht, klientet porosisin, madje edhe ne menyre te perseritur dhe ne fund kryet pagesa totale e porosive. Ne kete rast nuk mund te leshojme fature tatimore shitje (kupon tatimor sikurse quhej dikur) per porosite e klienteve pasi arka nuk do te na rakordonte. Per kete arsye me ligjin e ri eshte future koncepti i “Fature Porosi”

Në zbatim të pikës 3, të nenit 8 të Udhëzimit, tatimpaguesit që kryejnë aktivitet në sektorin e shërbimeve (bar, restorant, hotel, agroturizëm, etj.) mund të përdorin faturat Porosi dhe faturat Përmbledhëse.

Faturat e lëshuara më mënyrë pagese “Porosi”, fiskalizohen si fatura individuale. Në momentin që klienti largohet dhe kërkon të kryejë pagesën, lëshohet fatura Përmbledhëse. Fatura përmbledhëse duhet të përmbajë sis referencë NSLF e të gjitha faturave porosi të lëshuara më parë klientit.

Secila faturë, porosi apo përmbledhëse, duhet të lëshohet dhe fiskalizohet. Fatura përmbledhëse e fiskalizuar, do të regjistrohet në librin e shitjeve të tatimpaguesit dhe do të merret në konsideratë për qëllim të llogaritjes së TVSH-së në shitje. Vetëm në këtë moëmënt, faturat porosi të lidhura me faturën përbledhëse nuk merren më në konsideratë për llogaritje të qarkullimit.

Me porosi të kryer nuk kuptohet porosia nga çdo person, por porosia e kryer për çdo tavolinë. Ndërkohë, nëse klientët nga e njëjta tavolinë kryejnë një porosi të dytë, atëherë me dorëzimin e porosisë lëshohet dhe fatura e dytë, e cila edhe mund të mos printohet.

Në shërbimet e hotelërisë, mund të përdoret fatura porosi në rastet kur klienti qëndron për disa ditë dhe paguan në momentin e largimit. Çdo faturë porosi për shërbime të ndryshme, e lëshuar për klientin përgjatë qëndrimit të tij në hotel, duhet që të përfshihet në faturën përbledhëse e cila lëshohet në momentin e pagesës.

Faturat porosi nuk ndikojnë në gjendjen e arkës, përsa kohë me këtë dokument nuk arkëtohen para. Momenti i arktimit prcaktohet m faturën prëmbledhëse.

Shembull:

Një klient rezervon një dhomë në hotel më datë 25 maj dhe largohet nga hoteli më datë 5 qershor. Gjatë kësaj kohe merr shërbime nga restoranti, sauna, SPA etj., shërbime të cilat i ngarkon për ti likuiduar në faturën e hotelit. Për faturat e veçanta të lëshuara për çdo shërbim nga data 25 maj deri në 5 qershor, në datën 5 qershor do të lëshohet një faturë përmbledhëse që do të regjistrohet në librin e shitjeve të muajit qershor, e cila do të merret në konsideratë për llogaritjen e TVSH-së në shitje për muajin qershor (moment në të cilin shërbimi është kryer dhe është lëshuar fatura përmbledhëse).

Fatura përmbledhëse e shërbimeve të hotelit, përmban shumën totale të llogaritur për të gjitha faturat e veçanta që janë lëshuar për çdo shërbim të kryer prej hotelit deri në momentin e largimit të klientit, prej hotelit. Është e rëndësishme që fatura përmbledhëse të referojë të gjitha faturat e veçanta të lëshuara klientit.

Nëse për shërbimet e veçanta që klienti ka marrë gjatë qëndrimit në hotel, klienti ka likuiduar faturën në momentin e kryerjes së shërbimit dhe nuk ia ka ngarkuar faturës së qëndrimit në hotel, për shembull ka marrë shërbimin e restorantit në 30 maj dhe e ka likuiduar faturën e fiskalizuar, atëherë kjo faturë do të regjistrohet në librin e shitjeve të muajit maj, muaj në të cilin është lëshuar fatura. Këto shërbime nuk përfshihen në faturën përmbledhëse që i lëshohet klientit në momentin e kryerjes së shërbimit të hotelit në datën 5 qershor kur ai largohet nga hoteli.

Per me teper informacione ju ftojme te vizitoni faqen tone web ku mund te gjeni tematika nga me te ndryshmet, kontaktet dhe adresen e zyres. Gjithashtu mund te na ndiqni dhe ne rrjete sociale si Instagram dhe Facebook.

Ju mirepresim!